Skip to content
14 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Amerikani Chris LaCivita, strateg i fushatës së PD- ASHM apo thjesht në folës më shumë në mitingje…?!

ShkodraWeb 14 April, 2025
chris trump berisha 2025

Amerikani Chris LaCivita, është prezantuar që në ditën e parë të prezantimit si strategu i fushatës së Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Mdhështore. Pavarësisht etiketimeve si “truri” i fushatës fituese të presidentit Trump, LaCivita ka patur peshë në fushatën e “tycon”, peshë e cila nuk mund të “matet” përveç se me paratë që ka marrë për punën e tij. Dhe në fakt, nuk janë shifra të papërfillshme.

Amerikani dha shenjën e parë si strateg, në imazhin e hapjes së fushatës elektorale të PD- ASHM në sheshin “Nënë Tereza”. Ngjashmëria e saj në imazh me fushatat elektorale në SHBA, ishte e dukshme. Qoftë tek përmasat e tribunës, vendosjen e kandidatëve, elementët e dekorit, konceptimi i rreshtimit dhe fjalimeve në podium, regjinë televizive etj.

Në fakt, e çuditshme ishte ngjitja në podium e vetë strategut Chris LaCivita. Fjalimi i tij rreth 2 minuta, i përkthyer në kohë reale për shikuesit dhe teleshikuesit, nuk ka shumë lidhje me pozicionin e strategut. Edhe mund të pranohet, si një prezantim i parë publik por vetëm kaq. Sipas teorive të komunikimit publik, strategu ndërton, nuk është thjeshtë dhe vetëm një folës, zëdhënës i ideve të personit që i ka marrë përsipër PR- in. Në hapjen e fushatës elektorale, LaCivita ishte një folës më shumë në foltoren e mitingut, duke i bërë thirrje audiencës të votojnë pikërisht personin të cilin nga marrë përsipër ti bëjë PR.

Shfrytëzimi i faktit që vjen nga SHBA, që ka qenë pjesë e stafit të fushatës së presidentit Trump apo edhe fakti se është pjesë e Komittetit Kombëtar Amerikan (qoftë edhe si drejtues), vështirë të prodhojë efektin e dëshiruar kur shfaqet thjesht si folës- mbështetës i personit apo subjektit politik për të cilin administron, prodhon PR (Komunikim publik).

Në fushatën e vitit 1992, ambasadori amerikan në Tiranë William Rajerson, mbështeti publikisht PD- në dhe Berishën, sigrurisht duke patur efekt. Por asokohe, bëhej fjalë për ndryshim të sistemit qeverisës të vendit, ndarjen reale të Shqipërisë nga komunizmi, i cili tentoi të ringrihej përmes fitores së zgjedhjeve të vitit 1991, me 31 mars.

Më shumë se 3 dekada më pas, vështirë që LaCivita të ketë të njëjtin ndikim apo edhe të përafërt me Rajerson në fillim të viteve ’90. Shqiptarët vështirë të impresionohen në 2025- ën nga anglishtja e një amerikani apo edhe nga fakti se ai ishte pjesë e fushatës së suksesshme të presidentit Trump. Puna e strategut të një fushate, duhet të jetë e dukshme, me efekt por pa dalë vetë në skenë. Në fakt, Chris LaCivita, u shfaqe si folës në podium edhe në takimin e Berishës në Brescia të Italisë.

Nëse vijon me këtë qasje në kuadër të misionit së strateg, është e vështirë të ketë efekte konkrete. Në vitet e kaluara, qoftë PD, PS apo LSI, kanë patur kompani marketingu pas vetes. Por asnjëherë ato nuk kanë dalë publikisht, qofshin të suksesshme në vendet e tyre si Izraeli, Gjermania apo Kosova.

PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, nuk kanë nevojë për një folës më shumë në tribuna takimesh, qoftë ai edhe amerikan. Ata kanë nevojë për një njeri që ndihmon të krijohet frymë, që e përhap dhe shumëfishon këtë frymë për ta konvertuar në rezultat konkret me 11 maj 2025. E gjithë kjo, nuk mund të arrihet duke u ngjitur në foltore për disa minuta fjalim. Aq më pak kur i bën PR të drejtpërdrejtë personit që të ka paguar si strateg. Besueshmëria ulet në nivele minimale, sa më shumë që të fjalësh në tribuna. Qoftë edhe për një arsye të vetme: mendon në anglisht, me koncept amerikan, përkthehesh në shqip, përballë një audience krejt të ndryshme nga ajo e SHBA. Por mbase duhet ti jepet më shumë kohë LaCivita-s për të parë rezultate konkrete në PR. /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 14 prill 2025…
Next: VIDEO – “Mes varfërimit dhe shpopullimit…”, drejtuesi i PD Luçiano Boçi takime me banorët e Bahçallëkut…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
edi rama ylli limani 2026

“Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh

ShkodraWeb 13 June, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • “Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh 13 June, 2026
  • Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje… 13 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • VIDEO – Festa e Shna Ndout në Kishën e Laçit në Kurbin, policia masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit 12 June, 2026
  • VIDEO – Pas Velipojës, të rinjtë e bashkisë Shkodër organizojnë aksion pastrimi edhe në zonën e Thethit… 12 June, 2026
  • OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë 12 June, 2026
  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
edi rama ylli limani 2026

“Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh

ShkodraWeb 13 June, 2026
dom nika libra historie mali zi 2026

Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje…

ShkodraWeb 13 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.