Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – A mund të konsiderohet i suksesshëm viti 2024 për teatrin “Migjeni”, sipas shifrave të publikuara nga ai vetë!?

ShkodraWeb 3 January, 2025
teatri migjeni 2024

Teatri “Migjeni”, institucioni më i rëndësishëm artirtiko- kulturor në Veriun e Shqipërisë, ka bërë bilancin e një viti. Në rrjetet e veta sociale, ky institucion e konsideron vitin 2024 si “vit artistik të suksesshëm”. Po a ishte vertetë kështu ky vit?

Deshtimi më i madh dhe i dukshëm, është ai i estradës. Nuk ka realizuar asnjë premierë- variete, edhe pse në krye të “Migjeni” ishte një autor, regjisor, aktor i njohur pikërisht për këtë zhanër. Pritshmëritë ishin të mëdha, madje deri në një “rilindje” të këtij zhanri në Shkodër, ku talentet nuk mungojnë. Në fakt, estrada u zhduk nga skena. Festivali Mbarëkombëtar i Humorit, i cili duhet vlerësuar, i organizuar dukshëm me ngutje, ishte e vetmja shfaqje ku u shpalosën elemente të estradës së Shkodrës.

Në publikimin në rrjete sociale, teatri “Migjeni” rreshton edhe shifra: Shfaqje gjithsej: 88 shfaqje që u ndoqën nga 28.227 spektatorëve. Po sa është mesatarja për shfaqje, duke ditur (nga përvoja e kaluar por edhe si të informuar për shkak të angazhimit të përditshëm) se shifrat fryhen ose rrumbullakosen? Rreth 320 spektatorë për shfaqje! Ndërkohë, kapaciteti i “Migjeni” dihet…

Ndërsa mesatarja e spektatorëve për “Shfaqje jashtë teatrit: 11 shfaqje, të ndjekura nga 4.844 spektatorë në skena të tjera”, është rreth 440, pra më e lartë. Pra, spektatorët nuk janë nxitur “të hyjnë” brenda teatrit. Nuk harrohet të përmenden edhe “12 aktivitete të larmishme që pasuruan jetën kulturore të qytetit”, ku me gjasë “meritë” e vetme e teatrit, është vënia në dispozicion e ambjenteve dhe e “prapavijës”. Sigurisht, janë edhe “Shfaqje nga të tjerët: 40 shfaqje që sollën diversitet artistik”, por është e vështirë të kuptohet se nuk ka patur interes nga spektatorët.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2025/01/FDownloader.net-2982310758610661-840p.mp4

Teatri është i qytetit, i Shkodrës, i bashkisë, i shkodranëve, i veriorëve, pikë referimi e padiskutueshme. Ai nuk ka asnjë vlerë nëse nuk krijon, prodhon por të gjitha shumëzohen me zero, kur nuk ngjall interesin e spektatorëve. Jo vetëm kaq, nëse konsiderohen vlera, për arsye të pakuptueshme, shumë shfaqje sa nuk janë regjistruar, të paktën për të pasuruar arkivën e institucionit. Mes tyre, edhe nga 8 premierat e realizuara përgjatë këtij viti.

Citohet edhe fitorja e çmimit ndërkombëtar nga shfaqja “Vizita” fitoi Çmimin e Medias në Festivalin e Sarajevës, edhe pse është e qartë se nuk është meritë e administrimit aktual të këtij institucioni.

Mënyra më e mirë do të ishte të krahasoheshin shifrat me vitet e kaluara, qoftë për numrin e shfaqjeve apo spektatorët. Por nuk ia vlen. Teatri “Migjeni” është ndoshta institucioni që më dukshëm nuk realizoi pritshmëritë e vitit 2024. Arsyet janë të shumta por një është më kryesorja mendojmë: Mungesa e vizionit të drejtuesit, mefshtësisë organizative dhe funksionale.

Për vitin 2024, teatri “Migjeni” mund të konsiderohet i fjetur. Edhe ajo që është realizuar, është propozuar apo ideuar, nxitur apo shtyrë, nga jashtë atij institucioni, me idenë e mbajtjes së ritmit si shumë sektorë të tjerë. “Na ndiqni sërish në 2025 për emocione të tjera të paharrueshme!”, thuhet në publikimin e institucionit. Në fakt, 2025- a duhet të sjellë një reformë të thellë në administrim, artistik, menaxherial dhe ekonomik. Sigurisht, ka nevojë për ndërhyrje edhe në trupën e artistëve, duke i hapur derën elementëve të talentuar, tashmë të evidentuar, sidomos në estradë por edhe në dramë.

Ndoshta nuk është e lehtë, e thjeshtë për njëmijë e një arsye por sidomos në art, Shkodra e shkodranët e kanë shumë të vështirë të tolerojnë. Shumica e tyre  mbyllin një sy edhe për rrugën e prishur apo suvatimin e rënë por nuk tolerojnë të mos kenë motiv të shkojnë në teatër. Apo edhe këtu, ndikon shpopullimi…!? Mund edhe të përdoret si argument në fakt… /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: FOTO+EMRAT – Aksident fatal në aksin Mjedë- Bushat me 2 të vdekur, policia jep detajet e ngjarjes së rëndë…
Next: VIDEO – Parashqevia përqafon djalin Luke pas 15 viteve ndarje, takimi përshkruhet nga emocione të forta…

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.