Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – A mund të jetë simbol i brezit të tij, a quhet gabim vota për një “lojë televizive” kur gabojmë në “lojën e jetës”?!

ShkodraWeb 20 April, 2025
gjesti opinion 2025

Nuk është e lehtë të përfshihesh në opinione në fund të një realityshow, fituesi i të cilit shpallet nga “vota popullore”. Nuk është e lehtë për shumë arsye por kryesorja, rrekesh ti kundërvihesh publikisht një mase të gjërë njerëzish, të cilët tek një individ, jo domosdoshmërisht duhet të fokusohen tek vlerat, aq më tepër kur bëhet fjalë për një “lojë”, siç konsiderohet BBVip.

Megjithatë, “sëmundja profesionale” tashmë mbizotëruese, të bën të “rrezikosh” edhe duke iu “kundërvënë” shumicës së votuesve, meqë jemi edhe në fushatë zgjedhore politike. Sepse ka një postulat, “populli nuk gabon kurrë” në zgjedhjet e veta e kjo, mbase mund të vlejë edhe një një “lojë televizive” live, siç konsiderohet ky realityshow 120 ditor.

Gjykimi është gjithmonë individual por kthehet në kolektiv, përmes mekanizmit të votës. Por edhe kjo e fundit, nëse nuk është e verbër, duhet të mbështetet apo justifikohet mbi disa kritere. Sa kritere plotësoi në këtë lojë Gjesti, për të merituar shumicën e votave të shqiptarëve, këtej e andej kufirit, madje edhe në Diasporë.

Në pamje të parë, ka një ngjashmëri edhe fushatën apo fushatat elektorale në Shqipëri këto 35 vite se më herët, vështirë të flitet për koncept zgjedhjesh në këtë vend, sidomos nga 1944- 1991. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se jo përherë ka fituar më i miri, ai që më pas, ka bërë atë që ka premtuar ose i ka tejkaluar premtimet e dhëna. Por populli, asnjëherë nuk gjykohet, nëse do të marrim me rezerva akuzat e përhershme për vjedhje, manipulim të zgjedhjeve.

E duke u rikthyer tek fituesi i BBVip, a mund të konsiderohet Gjesti një i ri model, që duhet stimuluar e promovuar, të paktën si përfaqësues i brezit të tij, kudo ku jetojnë shqiptarët? Besoj se pjesa më e madhe, bien dakort se ai është nën nivelin mesatar të formimit edhe si njeri, të brezit të vet në Kosovë, Shqipëri e kudo ku frymohet shqip.

Ai e shfaqi veten në të gjitha dimensionet, si në marrëdhëniet me një vajzë brenda BBVip, në raportet me të tjerët dhe “kulturën e përgjithshme”, nëse mund të flasim për një të tillë tek ai individ. Natyrisht, mund të justifikohet edhe me “strategjinë e lojës”, por në këtë rast, i bie se publiku i gjërë, ra në grackën e ngritur nga një individ nën nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Pra, u manipulua, fiks siç ka ndodhur e mund të ndodhë, edhe në zgjedhjet politike në Kosovë, Shqipëri e kudo ku kanë të drejtë të votojnë shqiptarë.

Në fund, edhe disa fjalë për median që organizon këtë realityshow. Koncepti i “edukimit të audiencës” ekziston ligjërisht vetëm për RTSH, transmetuesin publik në këtë vend, siç besoj edhe për RTK në Kosovë. Të gjitha mediat e tjera jopublike, janë të prirura nga audienca, rritja e saj. Ky edicion i BBVip do të mbahet mend si i dhunës, e cila shpesh herë nga verbale, kaloi në fizike. Kjo me gjasë, rriti ndjeshëm audiencën e këtij programi televiziv. Automatikisht, kjo përkthehet në më shumë reklama, në më shumë të ardhura financiare.

A është morale e gjithë kjo? Është një temë e dalë thuajse jashtë mode dhe çdo pyetje e tillë, rrjedhimisht edhe përgjigje, mund të ngjallë nga të qeshurat, deri tek irritimi. Në fund, edhe këto rreshta tingëllojnë demode. Teksa “populli” ka gabuar e mund të gabojë me zgjedhjen e tij edhe kur i kërkohet të votojë për veten, të ardhmen e tij dhe të pasardhësve. Çfarë vlere ka të komentohet për qasjen e “popullit” në një lojë?! Në fund të fundit, simbolet në të gjithë botën, pjesa dërrmuesee tyre, janë shumë imazh (formë) dhe aspak përmbajtje. Pse ne shqiptarët duhet të bëjmë përjashtim?! /Nga Blerti DELIJA/

Post navigation

Previous: Arrestohet në Shkodër 70- vjeçarja, në drejtim të makinës përplasi për vdekje gruan 65- vjeçare
Next: “Ta shohim kush do lodhet…kush do lodhë shokun”, Taulanti i “Piranja” i zbulon publikut Sali Berishën “tjetër”…

TË FUNDIT

unishk bardh e zi

OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë

ShkodraWeb 12 June, 2026
berisha dash 2026

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump

ShkodraWeb 12 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë 12 June, 2026
  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

unishk bardh e zi

OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë

ShkodraWeb 12 June, 2026
berisha dash 2026

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump

ShkodraWeb 12 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.