Skip to content
17 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – A do të përsëriten në Velipojë skenat e një viti më parë, “ndërtimet pa leje” a do të shkatërrojnë sezonin turistik?

ShkodraWeb 15 May, 2021
imkt velipoje aksion

Kryeministri Rama ka paralajmëruar përsëri një aksion kundër ndertimeve pa leje në zonat turistike. Data sot shënon 15 maj, ndërsa me 10 qershor 2020, nisi aksionin një vit më parë në Velipojë, pasojat e të cilit dihen.

Janë të paktë ata që mund të mbrojnë ndërtimet pa leje. Përveç se shëmtojnë territorin, zonë turistike ose jo, favorizojnë edhe konkurrencën jo të ndershme. Që territori duhet të mbahet nën monitorim të fortë, askush nuk ka dyshime.

Por natyrisht, duhet gjetur koha e përshtatshme. Në fakt, shteti e ka detyrë të gjejë kohën e përshtatshme. Për shembull, nga janari i këtij viti, deri me 25 prill, mund të ishte afati i përshtatshëm. Ose, nga fundi i sezonit, që edhe sivjet mbetet 15 nëntori, shteti me kostumin e IMKT- së, mund të ndërhyjë edhe në zonat turistike.

Periudha e parë, nga janari deri me 25 prill, ishte e papërshtatshme. Sepse qeveria do të merrte një rezultat edhe më të dobët se mori, jo vetëm në Shkodër, por kudo ku do të shëmbte ndërtimet pa leje. Por edhe periudha e dytë, është e papërshtatshme. Më saktë, është pak larg për të eklipsuar jehonën e zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat sipas opozitës dhe jo vetëm, kishin mjaft probleme. Për të tërhequr vëmendjen, duhet diçka e madhe që të marrë interesin e mediave dhe opinionit. Skema, veçse përsëritet. Duhet një temë e re për të fashitur të vjetrën.

Edhe sivjet është turizëm “pandemik”. Edhe pse është thënë se çdo gjë do të hapet, akoma nuk ka ndodhur. Madje në disa zona, si Velipoja, akoma nuk janë caktuar stacionet e plazhit, të cilat sivjet, do të jepen në zotërim për 5 vitet e ardhshme, tha ministri i Turizmit Blendi Klosi.

Nga ana tjetër, ka nisur e po vijon promovimi i turizimit. Janë rreth 1 milion USD që janë akorduar nga qeveria për këtë synim. Edhe aksioni i një viti më parë tregoi se, pavarësisht propagandës, më i dëmtuari doli plazhi i Velipojës. Imazhi i fadromave që shembnin ndërtimet, i përplasjeve të banorëve me IMKT- në e policinë, përcolli pjesën dërrmuese të turistive shqiptarë e të huaj drejt Jugut të vendit. Velipoja mbijetoi dhe për të siguruar të ardhurat e munguara, bizneseve turistike iu mbeti vetëm një rrugë: rritja e çmimeve, e cila rëndoi xhepat e shqiptarëve që e zgjodhën. Por përsëri, çmime shumë më të ulëta se të Jugut. Sepse qetësia është ajo që zgjedhin të parën turistët, e me pamjet e Velipojës nga 10 qershori 2020, ajo nuk ofrohej.

Gjatë ditëve të fushatës elektorale sivjet, kryeministri Rama por edhe kandidatët e tij për deputetë në Shkodër, e promovuan “4 vjeçari i Shkodrës” atë që pretendonte të merrte mazhoranca aktuale. Kjo, pasi pranohej “borxhi” ndaj Shkodrës në 8 vite, pasi “nuk ishte bërë sa duhej”. Natyrisht, siç ishte e parashikueshme, Shkodra nuk do të ndikohej. Madje, i dha PS- së një deputet më pak se para 4 viteve.

E mesa duket, premtimet u harruan dhe u rikthye kryefjala e kësaj qeverie ndaj Shkodrës, hakmarrja. Sepse nuk mund të quhet ndryshe ndërhyrja e pritshme në aksionin për ndërtimet pa leje. Sepse thuhet në të gjithë vendin, por një vit më parë Velipoja ishte e martirizuara e madhe. Sivjet, nuk ka asnjë indicie që mund të ndodhë ndryshe.

Ajo që pritet, është qasja e kandidatëve apo edhe deputetëve të zgjedhur me 25 prill në Shkodër, nga radhët e PS- së kuptohet. A do të jenë në krah të banorëve që përveç prishjes së ndërtimeve të mundshme pa leje, do tu shembet para syve edhe një sezon turistik, me humbje jo të papërfillshme financiare. Ndërtime pa leje ka në çdo cep të Shqipërisë, as kjo qeveri nuk arriti ti frenojë edhe pse bëri ligje të çuditshme si “15 vjet burg për ndërtim pa leje”. Por mesa duket, ose siç tregoi qershori i vitit 2020, në Shkodër, në Velipojë, janë me më shumë pa leje se në Jug.

E në fund, uroj dhe shpresoj të jem i gabuar në këto rreshta. Sepse janë shkruajtur bazuar në atë që ka ndodhur dhe jo në atë që pritet të ndodhë. /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTOLAJM – “Vepra ime do të jetë justifikimi im para Tij”, mesazhi i fortë i Saimir Rrustemit me një shembull nga librat e shenjtë
Artikull pasardhës: FOTOLAJM – Teuta e Edi Martinit përjashton Vllazninë nga gara për titullin, postimi që “terboi” shkodranët

TË FUNDIT

bordi administrimit unishk administratori 1 2026

FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK… 17 March, 2026
  • Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste 17 March, 2026
  • Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis 17 March, 2026
  • “Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit… 17 March, 2026
  • E RËNDË – 31- vjeçarja nga Dobraçi tenton vetëvrasjen duke gëlltitur fostoksinë, detajet nga policia… 17 March, 2026
  • Kuvendi miraton pa praninë e opozitës rezolutën, Irani shpallet shtet terrorist dhe sponsor i terrorizmit 17 March, 2026
  • ERMRI – Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në mjetin e efektivit të policisë, pranga 32- vjeçarit me precedentë 17 March, 2026
  • VIDEO – Kapen në Muriqan 4.2 kg kanabis sativa dhe 38 mijë euro të padeklaruara, arrestohen 2 persona 17 March, 2026
  • Shqiptarët vdesin nga zemra gati 2 herë më shumë se në BE, në rritje edhe problemet e shëndetit mendor 17 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bordi administrimit unishk administratori 1 2026

FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
ali larijani iran 2026

“Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.