Skip to content
21 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Sociale

OPINION – “A do dinë dukagjinasit të votojnë për vete me 11 maj”, pyetja 1 milion dollarëshe në Shkodër

ShkodraWeb 26 April, 2025
opinion blerti delija 2025

Prelë Milanin e njoh prej shumë e shumë vitesh, që në kohën kur isha student. Më shumë se punonjës policie apo edhe Nënkomisar, unë dhe pjesa dërrmuese e shkodranëve e përtej, e njohin si poet, shkrimtar, autor librash, opinionist e analist i guximshëm i temave kryesisht sociale, historike, kulturore dhe të trashëgimisë.

Si punonjës policie, në të gjitha detyrat që ka mbajtur, nga kolegët vlerësohet me nota maksimale. Është nga ata punonjës policie, që nuk mund ti afrohesh as për të përkulur ligjin, jo më për ta thyer atë. Çdo gjë që ka arritur, aq sa ka arritur dhe është mjaft pak, e ka arritur për shkak të cilësive dhe karakterit të tij.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës, për pezullimin e tij nga detyra për shkak të një postimi në Facebook dhe të shpërndarë nga ShkodraWeb, më krijoi një shije shumë të keqe. Për shkak të profesionit, këto mëse 30 vite, kam njohur dhe jam përballur me shumë punonjës të policisë, të cilët edhe pse nuk i afrohen as “te maja e thoit” Prelës, jo vetëm kanë bërë karrierë por edhe pasuri të shumta. Sigurisht, jo përmes rrogës së shtetit. Nuk po zgjatem më shumë, kolegët e mijë por edhe shkodranët, ti tregojnë disa prej tyre me emra dhe me detaje.

Në asnjë mënyrë, këta iandividë, nuk njollosin Policinë e Shtetit, uniformat blu në Shkodër por evidentojnë një personalitet si Prelë Milani, i cili veç cilësive të tjera, është dashuria e pakufizuar për Dukagjinin, zhvillimin e përparimin e tij. Në pjesën më të madhe të publikimeve të tij, një pjesë e të cilave i gjeni në shumë portale, ai trajton pikërisht këtë temë.

Edhe në publikimin e tij më të fundit, nuk ka bërë asgjë më shumë se të vazhdojë sensibilizimin e tij për Dukagjinin. Vështirë ti shpreh më mirë se kolegu Klodian Zhivani ndjeshmëritë që e shtynë Prelën të shprehej siç u shpreh, haptas, pa dorashka por pa shkelur anjë milimetër të ligjit “Për Policinë e Shtetit”. Ju ftoj ta lexoni duke klikuar këtë LINK.

Nga disa burime brenda Policisë së Shkodrës, ditët e fundit kanë rrjedhë infoemacione se “shef Prela po tregohet ‘i ashpër’ ndaj disa individëve që po shkelin ligjin, po tentojnë veç të tjerave, të përfshihen edhe në fushatë elektorale”. Ndoshta, këto informacione strukturat e specializuara në Policinë e Shtetit, nëse nuk janë vetë të përfshira, e kanë të lehtë ti verifikojnë. Por kjo mund të jetë thjesht në indicie.

Nga ana tjetër, fakti që në listat e dy partive të mëdha, janë dy zonja nga Dukagjini apo me origjinë nga kjo trevë- të sigurta deputete; fakti që ka një numër kandidatësh që edhe në listat e hapura, mund të bëhen pjesë e Kuvendit përmes votimit me 11 maj 2025, duket se ka ngjallur reagime. Sepse Prelë Milani u kërkoi dukagjinasve, komunitet jo i vogël dhe tashmë më i organizuar edhe për shkak të aktivitetit të Shoqatës “Dukagjini”, të bashkohen, të votojnë përfaqësuesit e tyre, pa u ndalur tek siglat e partive që përfaqësojnë.

Nëse po kërkohet “një kokë turku” për zgjedhjet e 11 majit, zgjedhja e Prelë Milanit është e gabuar, dashakeqe dhe me prapavijë të qartë, kushdo që e ka ideuar, nxitur apo zbatuar. Prelë Milani është ndër individët, me të cilët policia e Shkodrës dhe ajo e Shqipërisë, duhet krenuar. As dinamiti në banesën e tij, nuk e lëkundi nga bindjet e tij si zbatues i ligjit dhe ndëshkimit të krimit dhe kriminelëve, besoj se e kujtoni ngjarjen.

Unë personalisht, dua të besoj se pezullimi i tij, është një veprim i ndikuar dhe i pamatur i strukturave përkatëse në Policinë e Shtetit. Pas një reflektimi të thjeshtë, logjik dhe të bazuar në ligj, kuptohet qartë se Prela nuk ka shkelur në asnjë gërmë, asnjë ligj, as atë “Për Policinë e Shtetit”. Ata që e kanë ideuar këtë “skenar”, mesa duket nuk e njohin Prelën, të parët e tij, origjinën dhe vlerat që bart. Sepse Prelë Milani nuk është thjesht një polic apo nënkomisar. Është shumë më shumë se kaq! E për ta mbyllur, për të vijuar me idenë e shkrimit të tij të fundit, po përsëris sërish pyetjen: A do dinë dukagjinasit të votojnë për vete me 11 maj?! /Nga Blerti DELIJA/

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: NGA KLODIAN ZHIVANI – Prela u ndëshkua për një mendim, pse guxoi të ftonte për bashkim e ndërgjegjësim
Artikull pas: “Rinia është forca që do ta ndryshojë Shqipërinë”, Kliti Hoti takim me sipërmarrësit e rinj shkodranë…

TË FUNDIT

Berisha-jorida-tabaku-kalaja
  • Kryesore

“Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha…

ShkodraWeb 21 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025

TË FUNDIT

  • “Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha… 21 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • RETRO – “25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri!”, kur Sali Berisha kontestonte zgjedhjet në 2021 20 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit 20 May, 2025
  • EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi 20 May, 2025
  • STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Hapësirë unike kushtuar trashëgimisë e historisë së Shkodrës”, Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë 20 May, 2025
  • “Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate 20 May, 2025
  • KUVENDI I RI – PS me 53 emra të rinj, PD me “gardën” e vjetër në parlament, 43 nga lista e mbyllur, 7 nga ajo e hapur 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

Berisha-jorida-tabaku-kalaja
  • Kryesore

“Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha…

ShkodraWeb 21 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.