Skip to content
10 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – 8 janari mundësi reflektimi për të gjithë, deputetët të parët, kush është në anën e duhur me demokratët e thjeshtë?

ShkodraWeb 8 January, 2022
protestaa pd 8 janar 2022 a

Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij në selinë e PD- së e dinin se me 8 janar 2022, mbështetës të Berishës dhe votues të shkrkimit të tij, do të kërkonin të hapnin dyert e ndërtesës së tyre, bashkpronarë të të cilës ata janë. Për të penguar këtë, në selinë blu u punua intensivisht javën që po mbyllet sot duke përforcuar e blinduar të gjitha dyert. Sot u pa qartë se ndërtesa e PD- së ishte pajisur me superdyer metalike. Të paktën në katin e parë.

Policia e Shtetit, agjensitë ligjzbatuese e dinin se brenda selisë blu kishte individë që normalisht, nuk duhej të ndodheshin aty. Sot kjo u vertetua me zë dhe me figurë, në transmetim direkt nga mediat. E provuan vetë protestuesit me hunjtë kokës por edhe gazin lotsjellës që iu hidhej pikërisht nga këta individë.

Policia e Shtetit dhe specialsat e saj. me të drejtë ndërhynë kur nga brenda selisë iu bë kërkesë për ndihmë. Është detyra e policisë të mbrojë jetën e kërcënuar apo aluduar si të kërcënuar për çdo qytetar. Aq më tepër për 37 deputetë që paskan qenë brenda selisë së PD- së, siç delkaroi Gazment Bardhi. Po jeta e deputetëve të tjerë, jashtë selisë demokrate por edhe ata të zgjedhur nën siglën e PD- së, a nuk kishte të njëjtën vlerë me të deputetëve të ngujuar? A nuk ishte e turpshme që Sali Berishës, ish- kryeministër, ish- president i këtij vendi, ish- kryetar i asaj partie, ti hidhet në fytyrë gaz lotsjellës? Madje, në një moment kur ishte shumë larg PD- së dhe në rrugë të madhe!?

Sigurisht, siç kishin paralajmëruar, sot mund të jenë shkatërruar disa dyer e thyer disa xhama të selisë së PD- së. Janë veprime jo të bukura por të paralajmëruara. Janë reagim i disa qindra (nuk po them mijëra) demokratëve, atyre që kanë votuar PD- në e Lulzim Bashën si kryetar të saj. Ata po shkatërrojnë pronën e tyre, duke dëmtuar vetëm interesat e tyre si bashkëaksionerë të PD- së.

Ndërkohë sot, pati të goditur, të gjakosur. Ishin nga radhët e protestuesve, asnjë nga ata që ishin të ngujuar në selinë e PD- së. Policia dhe prokuroria e konsideruan “skenë krimi” selinë e PD- së. Por u pa qartë se krim nuk kryen vetëm ata që ishin jashtë selisë. Nga brenda selisë, ishin dhunuesit e vertetë, ata që gjakosën protestuesit demokratë. Mesa duket, policia është marrë vetëm me “kriminelët” jashtë jo me ata të vertetët brenda selisë. Ata nuk kursyen karrige e tavolina duke i hedhur mbi protestuesit poshtë, kush u’a autorizoi aqtyre brenda përdorimin mjeteve policore si gazi lotsjellës?!

Shumëkush mendon se sot Berisha dështoi. Ai nuk arriti të futet në selinë e PD- së për të nxjerrë Bashën nga aty. Të tjerë mendojnë se Basha fitoi, qëndroi stoikisht në katin e dytë të selisë pas dyerve të blinduara. Në fakt sot Basha mori një goditje të fortë, të paktën në sytë e demokratëve. Ishte prova ndoshta më evidente se Basha është pjesë e binomit me kryeministrin Rama. Gazi lotsjellës i hedhur sot nga brenda selisë por edhe nga policia, është o njëjtë me atë që u hidhej demokratëve në protesta që udhëhiqeshin nga Lulzim Basha në 2019- ën e të tjera.

Sot ishte një ditë e shemtuar për PD- në, demokracinë e Shqipërinë. Por ekziston mundësia të ketë produkte pozitive në vijim. Ndoshta mund të jetë shkas për reflektim, sidomos nga deputetët. A janë në anën e duhur, a janë në rresht me demokratët që i mbështetën e votuan? Reflektim si nga brenda selisë por edhe jashtë selisë. Mandati është i përkohshëm, grupi parlamentar, kryesia, Këshilli Kombëtar nuk zgjasin përjetë. Do të ketë sërish zgjedhje, gara elektorale. Demokratët e thjeshtë do të jenë sërish motori i tyre. Po si u trajtuan sot ata demokratë? Sepse deri tani akoma nuk kemi dëgjuar nga ana tjetër se ata që protestuan, nuk ishin demokratë. /Nga Blerti DELIJA/

Post navigation

Previous: FOTOLAJM – “E çfarë të duhet ky bunkier o Lul Gazi”, Nard Ndoka komenton protestën në selinë e PD- së…
Next: “Kopili i fshatrave të Shkodrës”, antari i kryesisë së PD Shkodër i ashpër me Bashën: Ishim me familje për t’i treguar

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • “Prova gjenerale” për Superioren, Alban Xhaferi ngre lart trofeun e kampionit të Vllaznia B në të Tretën 8 May, 2026
  • NGA ARTAN FUGA – Përse Partia Demokratike edhe organizon zgjedhje edhe nuk do zgjedhje…? 8 May, 2026
  • VIDEO – Sezoni turistik, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër përmirëson rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza 8 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
full hd.03_45_42_17.Still057

VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve

ShkodraWeb 9 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.