OOH- AAH- ALBANIA/ Ndeshja e parë jashtë e Kombëtares sonë pas rënies së komunizmit, pa flamur, vetëm një tifoz…

Trauma post-komunizëm. Ooh Ahh Albania! Ndeshja e parë ndërkombëtare e Kombëtares së Futbollit pasi ra komunizmi. Në maj 1992, ndeshja me Irlandën në Dublin. Kombëtarja shqiptare kishte vetëm 9 lojtarë, ishte pa flamur dhe kishte vetëm një mbështetës në stadium, gazetarin Nexhat Gjuzi.

Varfëria dhe trauma e shqiptarëve përbënte lajm në mediat perëndimore. Evening Herald e Irlandës do të shkruante se kombëtarja shqiptare nuk ka titullarë sepse ata e kishin braktisur atë për një jetë më mirë.

Një lojtar shqiptar paguhej 13 dollarë në muaj, ndërsa ata irlandezë paguheshin mesatarisht 1 mijë paund për çdo ndeshje ndërkombëtare. Lojtarët e shpresave ishin bërë pjesë menjëherë e kombëtares aq sa ishin detyruar të blinin veshje të ngjashme në një dyqan rrobash në Irlandë pasi nuk kishin uniforma.

Në prag të këndimit të himnit, shqiptarët kërkuan heqjen e flamurit me yll, duke iu bërë të dikur irlandezëve se ylli është hequr nga flamuri shqiptar. Kjo krijoi një situatë të sikletshme për irlandezët të cilët duhet të improvizonin flamurin shqiptar pa yll, për të cilin nuk kishin dijeni që ishte ndryshuar.

Edhe pse pa titullarë, vetëm me një fans në stadium dhe pa flamur, Kombëtarja Shqiptare bëri një ndeshje dinjitoze edhe pse humbi 2 me 0 përballë irlandezëve. /Nga Erald KAPRI/