
Lara Colturi ishte shumë pranë për t’i sjellë medaljen e parë olimpike Shqipërinë në një Olimpiadë Dimërore, por e mbylli garimin në vendin e 16-të me kohën 2 minuta 14 sekonda e 82 të qindtat.
Paçka një gare shumë të mirë, me disa gabime në sektorin e tretë, 19-vjeçarja italo-shqiptare mbeti 1.32 sekonda pas vendit të parë i cili u siguruar nga Federica Brigonone (2:13.50), e cila i dha të artën e dytë personale Italisë në këto Lojëra. Semire Dauti, sportistja tjetër e Shqipërisë u rendit e 44-ta. Kjo ishte gara e parë në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore që Shqipëria u përfaqësua me dy sportiste.
Diferenca mes skiatoreve Alpine në disiplinën e Slalomit Gjigant ishte shumë e ngushtë në ‘Milano Cortina’, aq sa Sara Hector e Suedisë dhe Louise Stjernesund e Norvegjisë e mbyllën me kohë identike (2:14.12), vetëm 0.62 sekonda pas vendit të parë. Hector dhe Stjernesund ndajnë medaljen e argjendtë duke bërë që Lara Della Mea e Italisë të spostohet e katërta dhe mos marrë medalje.




