Nxënësit në Vau- Dejës bojkotojnë mësimin- nuk u ndizet kaldaja, prindërit: Jo ngrohjes me gaz, bombulat rrezikojnë jetën…

Temperaturat e ulëta kanë sjellë bojkotimin e mësimit nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Martin Trushi” në Stajkë në Bashkinë Vau- Dejës në Shkodër. Shkak për bojkotin është bërë mosvënia në punë e kaldajës në këtë shkollë. Në këtë shkollë zhvillojnë mësim rreth 140 fëmijë. Mësohet se kanë qenë prindërit ata që nuk kanë lejuar që fëmijët të shkojnë sot në shkollë.

Prindërit i kanë dërguar një shkresë Bashkisë Vau- Dejës ku kërkojnë që të ndizen kaldajat dhe ngrohja të mos bëhet me gaz sic ndodh aktualisht, pasi këto bombola jashtë jashtë cdo kriteri sigurie dhe rrezikojnë jetën e fëmijëve.

Shkresa që prindërit i kanë dërguar bashkisë ku kërkojnë vënien në punë të kaldajave. Ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për bojkot mësimi për shkak të të ftohtit në të tjera shkolla.