“Nxënësit e Thethit kërkojnë arsimim dhe jo justifikim të institucioneve”, deputetja Bardeli denoncon mos hapjen e shkollës atje…

Me 27 shtator, sipas Ministrisë së Arsimit, duhej të fillonte zyrtarisht arsimi parauniversitar në të gjithë vendin. Sor data shënon 1 tetor 2021 dhe në shkollën  Thethit në NJA Shalë të Bashkisë Shkodër, mësimi akoma nuk ka filluar. Shkolla vijon të mbetet e mbyllur.

Ka qenë Greta Bardeli Gjoni, deputete e PD- së dhe përfaqësuese e këasaj zone në Kuvend, ajo që ka bërë të njohur problematikën. Në një publikim në Facebook, deputetja demokrate ka treguar edhe një shkresë zyrtare të administratorit të NJA Shalë Petrit Arra, i cili e vë në dijeni për situatën. Ndërkohë, deputetja Bardeli në publikimin e sdaj shkruan:


“Shkolla 9-vjeçare në Theth, njësia administrative Shalë, ende nuk është e hapur! Fëmijët në këtë zonë nuk mund të jenë njësoj si nxënës të tjerë në qendrën e qarkut Shkodër që kanë filluar mësimin! Prindër, nxënës, banorë sëbashku me administratorin e njësisë, po ngrenë zërin për këtë fakt!

I bashkohem zërit të tyre, me cilësinë e përfaqësueses në Kuvend, që sa më parë të merren masat për zhvillimin e orëve të mësimit dhe gjendja ti kthehet normalitetit! Nxënësit e Thethit kërkojnë arsimim dhe nuk ju duhet asnjë lloj justifikimi i institucioneve! Sa më parë!”, shkruan deputetja demokrate.

Ndërkohë, nuk ka një arsye specifike, të qartë se pse kjo shkollë nuk ka hapur dyert me 27 shtator, ashtu siç duhej ti hapnin të gjitha shkollat në mbarë vendin. /ShkodraWeb/