“Nusja po shkonte ta takonte në burg…”, flet vëllai i 43- vjeçarit që u vetëflijua duke lënë pas 4 jetimë: Gjykata dhe burgu përgjegjës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun 313 ku u vetëvar me çarçaf Bilbil Hasani, 43 vjeç. Dyshohet se viktima është vetëvarur me çarçaf në banjon e qelisë ku po qëndronte prej muajsh. Trupi i pajetë është evidentuar nga gardianët, disa orë pasi 43 vjeçari ishte vetëvarur. Vëllai i tij, Rajmond Hasani kërkon që çeshtja të ndiqet. Ai tha se Bilbili ka qenë me kartelë mjekësore prej 18 vitesh dhe sipas tij institucioni ku u burgos nuk ishte i duhuri për ta mbajtur në burg.


Bilbil Hasani ishte baba i katër fëmijëve, me origjinë nga Kukësi, me banim në Kamëz dhe është arrestuar në vitin 2019 sepse ka vjedhur 12 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë vëllai i viktimës, Rajmond Hasani tha se ai ishte me kartelë shëndetësore.

“Në polici nuk kemi dijeni ta ketë kallëzuar dikush. Ai është arrestuar para Vitit të Ri. Vëllai im ka qenë me kartelë mjekësore sa i përket shëndetit, prej 18 vitesh. Nuk ka qenë institucioni përkatës për ta mbajtur në burg.

Është paraqitur në Gjykatë me kartelën shëndetësore, por nuk është marrë në konsideratë. Është shumë e padrejtë sepse ka qenë me mjekim sa i përket shëndetit mendor, dhe ai nuk duhet të ishte mes të gjithë kriminelëve.

Fakti që ishte në burgun 313 ka ndikuar në vetëvrasje?

Kjo është arsyeja sipas meje, prej 18 vitesh nuk ka dhënë shenja. Nusja e tij në 8 të mëngjesit ka qenë e përgatitur për ta takuar dhe aty ka marrë njoftimin. Nuk ka qenë në dijeni as avokati për vetëvr.a.sjen. Ka shfaqur shqetësime, mendoj se nga pjesa e izolimit dhe nga institucioni ku ai është mbajtur i burgosur, nuk duhet të ishte aty. Ngjarja ka ndodhur natën rreth orë 2 apo 3, ne jemi të informuar nga njerëzit. Avokati e ka marrë vesh lajmin dje në orën 12:00 nëpërmjet mediave.

Bilbili ka qenë në emigracion që i vogël dhe për shkak të jetës së vështirë kaloi në depresion. Këtu ishte me kemp, herë pas here shkonte në Greqi, kishte edhe nusen në punë. Banesa është e tyrë, por janë në borxh sepse e kanë ndërtuar me borxhe.

Kush e detyroi Bilbilin drejt vetëvr.a.sjes?

Fa.jtore sipas meje është Gjykata dhe Institucioni i Burgut që nuk ka kryer detyrën siç duhet. Ky rast na ka shkatërruar, dua që të ndiqet çështja dhe të kryhen hetime nga momenti i arrestimit, duke përfshirë edhe Gjykatën për vendimin masës arrest me burg për një të sëmurë mendor”, tha vëllai ./ABCnews/