
Liliana Hoxha, bashkëshortja e Sokolit, djalit të ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, në një intervistë për “Panorama”, e pyetur se si është ndierë kur u mësua se Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës, ishte arrestuar si pjesë e një grupi trafiku të kokainës, dha këtë përgjigje:
“U ndjemë të turpëruar. Po të ishte djali im, unë do ta kisha dënuar publikisht”.
Ne intervisten per gazetarin e Panorama Aristir Lumezi, Liliana Hoxha gjithashtu akuzon vjehrrën e saj, Nexhmije Hoxha, dhe Ramiz Alinë se janë autorët e vdekjes së ngadaltë të Enver Hoxhës përmes ilaçeve.