Numri i jetëve të humbura nga korona virusi ka pësuar sërish rënie në Spanjë. Mediat spanjolle raportojnë se në 24 orë kanë ndërruar jetë 102 persona, numri më i ulët që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
Shifrat zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e çojnë numrin e përgjithshëm të viktimave në 27.563.
Raporti i ri zyrtar tregon gjithashtu një ulje të vogël të numrit të rasteve pozitive të diagnostikuar me PCR. Në 24 orë rezultuan pozitvë 539 raste të reja. Kështu numri i infeksioneve llogaritet në 230.698.
Ndërsa sa i përket personave të shëruar numri i tyre llogaritet 144.446.
Ndërsa dje, Komuniteti ku ka pasur numrin më të madh të infeksioneve në orët e fundit është përsëri Katalonja , me 123 pozitive të reja të konfirmuara nga PCR. Pasohet nga Castilla y León, me 97 dhe Castilla-La Mancha me 74 raste të reja.
Numri i bluzave të bardha që kanë kontraktuar infeksionin COVID-19 llogaritet 50,723 .