Skip to content
20 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • KUVEND 2025

NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta…

ShkodraWeb 12 May, 2025
votimi shqiperia 12 maj 2025

Procesi i numërimit të votave vijon, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një fitore të mandatit të katërt Partisë Socialiste të Shqipërisë me një triumf, e cila kryeson me 186,844 vota, ose 52.7% të totalit të votave të numëruara deri më tani, duke siguruar 83 mandate në Kuvend.

Ndërsa PS është në rritje në gjithë vendin, PD- ASHM deri tani është në rënie. Ata renditen forcë e dytë, por me rënie, me 121,619 vota (34.3%) ose 51 mandate, nga 63 në vitin 2021 (59 të PD dhe 4 të LSI).

Edhe diaspora shpërblen socialistët. Deri tani janë numëruar 977 zarfe të dërguar nga emigrantët, ku PS dominon me 47,23%, e ndjekur nga PD me 38,60%.

Nga 1445 QV të numëruara, nga 5225 në total, Partia Socialdemokrate ka marrë 13,219 vota (3.7%) dhe ka siguruar 3 mandate. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 12,367 vota (3.5%) dhe Partia Mundësia me 9,310 vota (2.6%), që u përkthehet deri më tani nga 1 mandat. Po ashtu, edhe Lëvizja Bashkë me 4,407 vota (1.2%) dhe merr 1 mandat.

Forcat e tjera politike: Partia Koalicioni Euroatlantik me 3,900 vota (1.1%), Koalicioni Djathtas për Zhvillim me 1,260 vota (0.4%), Partia Aleanca Demokracia e Re me 263 vota (0.1%), Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare me 677 vota (0.2%) dhe Lëvizja Atdheu me 458 vota (0.1%).

Surpriza për socialistët është në Dibër, ku kemi një përmbysje të rezultatit dhe një rritje historike të PS. Partia Socialiste nën udhëheqjen e Edi Ramës ka përmbysur rezultatin dhe sipas rezultateve të deritanishme merr 3 mandate me 58.6% të votave. PD zbret nga 3 mandate që kishte në 2021, në vetëm 2 mandate. Përmbyset rezultati edhe në Lezhë në favor të PS. Deri më Tani, PS merr 4 mandate 44.3% të votave, ndërsa PD zbret në 3 mandate me 40% të votave.

Rritja në gjithë vendin, i ka dhuruar PS 2 mandate plus në qarkun e Elbasanit. Me 68% të votave, PS merr 10 mandate nga 8 që kishte në 2021, ndërkohë PD me aleatët zbresin nga 6 mandate në vetëm 4 me 29.3% të votave.

Fitore e thellë për PS edhe në qarkun e Fierit, ku sipas rezultateve PS merr 12 mandate, një fitore e thellë në këtë qark, ku PS në vitin 2021 mbante vetëm 9 mandate. Berisha me aleatët zbresin nga 7 mandate në qarkun e Fierit në 4 mandate me 25.2% të votave.

PS rritet në Shkodër me 1 mandat dhe shkon nga 3 në 4 me 34.9% të votave. Berisha bie edhe në bastionin e tij, ku sipas rezultateve deri më tani humb një mandat dhe shkon nga 6 në 5 mandate me 41.2% të votave.

Rezultatet paraprake nga qarku më i madh elektoral, Tirana, tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 39,601 vota, ose 47.9% të totalit të votave të numëruara deri tani, duke siguruar përkohësisht 19 mandate. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – ASHM me 28,948 vota (35%) dhe 14 mandate. Një rënie drastike duke humbur kështu 3 mandate dhe zbret nga 17 që kishte në 2021 në vetëm 14 mandate.

Sipas këtyre rezultateve paraprake, mandate në Tiranë kanë siguruar edhe: Partia Mundësia me 4,069 vota (4.9%) – 1 mandat, Partia Socialdemokrate me 2,894 vota (3.5%) – 1 mandat, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 2,594 vota (3.1%) – 1 mandat, Lëvizja Bashkë me 2,322 vota (2.8%) – 1 mandat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025…
Artikull pas: Arrestohet 63- vjeçari në Shkodër, me makinën që drejtonte në gjendje të dehur, u përplas me një mjet…

TË FUNDIT

rrebesh peme shkoder 2025
  • Aktualitet

FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet…

ShkodraWeb 20 June, 2025
takim muzeu sport bashkia shkoder 2025
  • Kryesore

FOTO – Muzeu i Vllaznisë nga ide tashmë në zbatim, zhvillohet në bashki takimi i parë konsultativ…

ShkodraWeb 20 June, 2025
flamuj
  • Anëmbanë

Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

ShkodraWeb 20 June, 2025

TË FUNDIT

  • FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet… 20 June, 2025
  • FOTO – Muzeu i Vllaznisë nga ide tashmë në zbatim, zhvillohet në bashki takimi i parë konsultativ… 20 June, 2025
  • Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 20 June, 2025
  • “Duan të më mbajnë me zor çift me Kryemadhin “, SPAK zbuloi tjetër episod korrupsioni, Meta reagon nga burgu 20 June, 2025
  • VIDEO – UNISHK dhe “Mjekësia” marrëveshje bashkëpunimi, “Doktoraturë” edhe në “Luigj Gurakuqi”… 20 June, 2025
  • “Po vjen diçka e madhe…”, KF Vllaznia po përgatit një surprizë për të gjithë tifozët, brenda e jashtë vendit 20 June, 2025
  • Tre të shoferë të rinj, në telashe me policinë në Shkodër, një arrestohet, dy procedohen penalisht… 20 June, 2025
  • “Ka rënie të standardit në shërbimin e pastrimit”, kryebashkiaku Beci: Kompania të përmirësojë urgjent situatën 20 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 20 qershor 2025… 20 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 20 qershor 2025… 20 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 20 qershor 2025… 20 June, 2025
  • FOTO – “Dy projekte do të realizohen së shpejti për Bogën”, kryebashkiaku Tonin Marinaj: Shumë i lumtur… 19 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

rrebesh peme shkoder 2025
  • Aktualitet

FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet…

ShkodraWeb 20 June, 2025
takim muzeu sport bashkia shkoder 2025
  • Kryesore

FOTO – Muzeu i Vllaznisë nga ide tashmë në zbatim, zhvillohet në bashki takimi i parë konsultativ…

ShkodraWeb 20 June, 2025
flamuj
  • Anëmbanë

Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

ShkodraWeb 20 June, 2025
meta kryemadhi post presidence foto 1
  • Kryesore

“Duan të më mbajnë me zor çift me Kryemadhin “, SPAK zbuloi tjetër episod korrupsioni, Meta reagon nga burgu

ShkodraWeb 20 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.