“Nuk pres ndonjë politikë të re nga Topalli”, Nard Ndoka: Ka urdhëruar vjedhjen e votave të PDK- së…

Ish-deputeti Nard Ndoka së fundmi ka folur rreth partisë së re së krijuar nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.


Në një intervistë për Report Tv, Ndoka është shprehur se Topalli ka urdhëruar vjedhjen e votave të Partia Demokristiane. Ndoka ka deklaruar se Jozefina Topalli ka qenë pjesë e skemave abuzive, dhe sipas tij ajo nuk është një politikane që ka synuar demokracinë në Partinë Demokratike.

“Unë nuk e shoh fare si aktore politike, mesa di unë nuk do të kandidojë fare në Shkodër. Në Shkodër si një politikane me një parti modeste që sapo ka rilindur.

Pluralizmi i pranon këto. Jam kurioz të shoh si do shkojë. Kur unë jam ndodhur në pozitat e saj më ka luftuar shumë, madje deri edhe në vjedhjen e votave të Partisë Demokristiane me urdhrin e saj.

Nuk është një politikane që ka synuar demokracinë në Partinë Demokratike, apo ka synuar standarde, të një zëri ndryshe, përkundrazi shpesh herë ishe pjesë e skemave abuzive. Kështu që nuk pres ndonjë politikë të re nga zonja Topalli”,  tha Ndoka.

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Channel