NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve”, ja kë falenderon Ambasada Amerikane në Shqipëri…

Shkruan në faqen e saj zyttare në Facebook Ambasada e SHBA- së në Tiranë: “Ka qenë një javë e vështirë – por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME QË TË RESPEKTOHEN MASAT QË JAPIN REZULTAT: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit.

Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë Shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetikë, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore – por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë! Respekti ynë më i madh për ju.


Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media