Nuk ndalet Vllaznia, i merr pikë në Durrës edhe Teutës së Edi Martinit edhe pse 24 minuta kishte një lojtar më pak

Vllaznia ka arritur te marre nje barazim me shume vlere ne Durres ndaj Teutes ne kuadrin e javes se katert te kampionatit. Ndonese per 24 minuta ka luajtur me nje futbollist me pak, shkodranet ia kane dale te marrin nje barazim 0-0. Ne minuten e 5-te Kruja ka patur nje mundesi mjaft te mire shenimi por topi i gjuajtur prej tij eshte larguar me kembe nga portieri Frasheri.


Pak minuta me vone ka edhe Imeri nje mundesi te mire por vonon ne gjuajtje nderkohe qe Teuta ka shenuar pas nje goditje denimipor goli i saj eshte anulluar per pozicion jashte loje. Ne kete menyre, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve pjesa e pare do te mbyllej pa gola.

Ne fillimin e se dytes eshte e njejta menyre loje dhe me kalimin e minutave fillojne edhe zevendesimet nga te dy skuadrat. Rastet ne portat respektive mungojne, por nderkohe ne minuten e 70-te do te prisheshin ballancat ne fushe.

Isaevski ndeshkohet me kartonin e dyte te verdhe nga arbitri Hamiti dhe per pasoje edhe me te kuqin duke e lene Vllaznine me 10 futbolliste. Kjo i dha me shume zemer Teutes e cila u hodh e gjitha ne sulm ne kerkim te golit te avantazhit.

TEUTA- VLLAZNIA 0-0

ShkodraWeb Channel

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, Avdyli, Daja, E. Vila, Bregu, Hebaj. Trajner: Edi Martini

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Da Silva, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric

Mbështet ShkodraWeb Media

Gjyqtarë: E. Hamiti, D. Rexha, A. Zalla, K. Kola, E. Bastari, N. Bregasi

ShkodraWeb Channel