Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Nuk ndalemi më, kreun e duam në fund”, flet “gardiani” i portës së Vllaznisë, Zogoviç: Ndaj Dinamos e vështirë…

ShkodraWeb 16 December, 2021
Bojan Zogoviç vllaznia

Bojan Zogoviç luan sezonin e tij të dytë radhazi me fanellën e Vllaznisë. Portieri malazez është konfirmuar një pikë shumë e fortë për kuqeblutë, ndërsa tashmë që e njeh mirë kampionatin shqiptar është i bindur se ky ekip do të shkojë larg.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai theksoi se situata në ekip është pozitive dhe kjo duhet shfrytëzuar për vazhdimësinë. Portieri beson te marrja e pikëve maksimale edhe në takimin ndaj Dinamos, por njëkohësisht ai bën apel se kundërshtari duhet vlerësuar në maksimum, pasi ka cilësi. Zogoviç është i bindur se Vllaznia është në rrugën e duhur drejt titullit.

Bojan, vazhduat serinë e fitoreve ndaj Skënderbeut. Si ju duk ndeshja ndaj korçarëve?

Po, ishte një fitore shumë e rëndësishme. Për ne nuk ishte një ndeshje e lehtë. Skënderbeu është një ekip i ri dhe i vështirë. Megjithatë, luajtëm mirë dhe me zgjuarsi, duke fituar me meritë.

Situata duket se ka ndryshuar tani pas këtyre rezultateve, çfarë prisni nga dy ndeshjet e mbetura?

Sigurisht, kur ekipi fiton, situata është menjëherë pozitive si në grupin e lojtarëve, ashtu edhe në klub. Duhet të vazhdojmë në të njëjtën rrugë dhe të besojmë te vazhdimësia. Unë mendoj se e kemi lënë pas përfundimisht krizën e rezultateve. Kemi luajtur mirë në shumicën e ndeshjeve, por na u desh një kohë për të kapur ritmin dhe tashmë jemi në rrugën e duhur.

Në ekip ka shumë rivalitet, veçanërisht në sulm. Si e shikoni ju këtë dhe çfarë ndodh në stërvitje?

Atmosfera është e mirë në ekip. Ne kemi shumë lojtarë dhe me siguri të gjithë mund ta ndihmojnë ekipin në momentin kur ata duhet të jenë në fushë. E rëndësishme është që të gjithë e kemi mendjen vetëm për një qëllim, që të japim maksimumin për Vllazninë.

Diferenca me kreun u reduktua ndjeshëm, kur mendoni se mund të kapni Tiranën?

Çdo ekip në kampionat ka momentet e veta të këqija. Kjo, sepse cilësia e skuadrave është e ngjashme. Shumë ekipe do të luftojnë për titullin dhe Europën. Tani kemi dy ndeshje të forta, por po shkojmë me besim për rezultate të mira.

Besoni se ky sezon do të jetë i duhuri për të fituar titullin?

Është shumë herët për të folur për të. E pamë sezonin e kaluar dhe tani është më mirë të shkojmë lojë pas loje dhe të mos premtojmë shumë. Pra, të vazhdojmë lojërat dhe rezultatet e mira.

Të premten ndaj Dinamos, si e shihni këtë sfidë, a do të jetë sërish me aq gola sa ajo e fazës së parë?

Mendoj se loja do të jetë ndryshe. Dinamo mund të mos ketë rezultate të mira kohët e fundit, por mendoj se është një skuadër e mirë dhe duhet të jemi qind për qind gati për lojën, sepse nuk do të jetë e lehtë. Unë besoj se do të jemi mirë dhe do të fitojmë. Në vend të tretë apo edhe më lart pas dy takimeve të fundit për këtë vit? Do të shohim. Varet nga këto dy ndeshje, edhe pse më e rëndësishmja është se në cilin vend do të jemi në javën e fundit. /Nga Admir URUÇI-PANORAMASPORT.AL/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Roboti identifikon shkëmbinj me origjinë vullkanike, NASA bën zbulimin e madh në planetin Mars…
Artikull pasardhës: “Për asnjë nuk është kthyer mbrapsht vendimi!”, ambasada e SHBA mesazh të koduar Sali Berishës, publikon shifrat e “non grata-ve”

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.