Ish- deputetja e PD- së Shkodër Izmira Ulqinaku, është rikthyer në rrjetet sociale para pak orësh me një publikim. Duhet theksuar se kandidatja e PD- së për deputete në listën e Shkodrës me 25 prill 2021, postimet e fundit i ka me 9 shtator 2021 dhe 27 gusht 2021 në faqen e saj zyrtare.
Ulqinaku ka zgjedhur një nga shprehjet më të famshme të ish presidentit amerikan Abraham Linkoln, për të përcjellë apo nisur një mesazh, i cili mund të kuptohet edhe në kuadër të përballjes Berisha- Basha në PD, ku aktore është bërë edhe një amerikane, siç është ambasadorja Yuri Kim
“Ju mund të mashtroni të gjithë njerëzit disa herë, madje mund të mashtroni disa njerëz gjatë gjithë kohës, por nuk mund t’i mashtroni të gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës.”, shkruan Ulqinaku, sigurisht e përkthyer nga anglishtja, gjuhë në të cilën Ulqinaku ka preferuar të shpërndajë këtë mesazh.
Izmira Ulqinaku, përveç se kandidate për deputete e PD- së me 25 prill 2021, ishte edhe kandidate për antare të Kryesisë së PDSH- së, ku nuk ia doli të marrë votat e nevojshme për tu rizgjedhur.