“Nuk më lë Monika të lyej flokët”, Presidenti Meta ironizon deklaratat e Bashës: Kam një problem të madh me punën e rinisë

Presidenti i vendit Ilir Meta ka ironizuar me deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili e ka cilësuar si një politikan të së shkuarës dhe se nuk është e ardhmja e Shqipërisë.

Meta ironizoi me kryedemokratin duke thënë se ai ka një problem në këtë pikë, pasi nuk e lejon Monika Kryemadhi të lyej flokët.


“Si është rinia sot do të jetë atdheu nesër, e mban mend përpara 40-viteve.

Unë kam një problem të madh me këtë punën e rinisë dhe të ardhmes se ëshëtë shumë kundër Monika që unë të lyej flokët, po dhe unë se kam me qejf këtë punë. Ky është një problem”, tha Meta.