“Nuk keni monitoruar qeverisjen lokale”, Fatlum Nurja në “Reformën Territoriale”: Decentralizimi nuk nis në zyrën e Ramës

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Reformës Territoriale, në nisje të saj është marrë mendimi i Fatlum Nurja, ekspert i projektit ‘Bashki të Forta’.

Në fjalën e tij, Nurja tha se e gjithë tema nuk duhet të përqendrohet te numri i bashkive, por te dhënia e shërbimeve dhe sa pranë qytetarëve janë ato. Nurja tha se kjo reformë territoriale nuk duhet nga partitë politike se si të mbledhin sa më shumë vota, por se si t’u vihet në ndihmë qytetarëve.


“Decentralizimi nuk nis në zyrën e kryeministrisë dhe mbaron te zyra e kryetarit të bashkisë, jo! Duhet të shkojë përtej këtyre dy hallkave. Faji është i juaji, ju se keni monitoruar qeverisjen lokale.

Parlamenti nuk heq dorë kurrë nga kontrolli. Nuk mund të flasim për numër pa patur një analizë të plotë financiare. S’mund ta bëjmë ndarjen territoriale për të dielën e votave apo të hënën e numërimit. Këtu e di që jam i keqkuptuar nga ju, pasi ju vlerësoni dhe votën”, tha Nurja.