Në lidhje me pretendimin e drejtorit të Ujësjellësit të Shkodrës se në stacionin e pompave në Dobraç, rreth orës 03 duke gdhirë dita e sotme, e martë data 22.06.2021, ka pësuar një difekt në panelet e komandimit, sipas tij nga luhatja e tensionit ju sqaroj se:
Menjehërë u verifikua rasti dhe në Dispeçerinë Rajonale nuk kemi asnjë stakim të asnjë fideri 20 kv të nënstacionit Shkodra 1 nga ku furnizoher fideri 18 (fider i pastër kabllor i dedikuar Ujësjellësit) por nuk kemi asnjë stakim as nga fiderat 20 kv të nënstacionit Shkodra 2.
Nga komunikimi me specialistat e TL (Tensionit të lartë) as në nënstacione nuk ka asnjë problem të shënuar për këtë problem. Theksoj se deri tani nuk kemi asnjë ankesë as në zyrat e KNK nga abonentë të tjerë. Ujësjellësi ka fider të pastër me linjë kabllore 20 kv direkt nga nënstacioni i Shkodra 1 , fideri 18. /Deklaratë e drejtorit të OSHEE- së Shkodër Armand Zhuka/