Fatmir Mata, Babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj, ka folur për mediat pas ngjarjes tragjike mëngjesin e sotëm, ku i biri u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij.
Ai ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur djali i tij dhe se nuk e ka ditur që ai të ishte përfshirë në ndonjë situatë problematike.
Fatmir Mataj: Djali nuk më ka shprehur asnjë shqetësim, nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti. Djali im nuk ka qenë aspak person problematik. Për herë të fundit folëm në orën 22:00, nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur. Nuk e di arsyen e vrasjes së djalit.