Skip to content
2 October, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Opinione

Nuk ka ujë që e lan, as Lulin as Monikën

ShkodraWeb 6 years ago

Nga Blendi BUSHATI
Një luftë sa e paprecedentë po aq edhe absurde ka nisur mes PD- së dhe LSI-së për të marrë të drejtën se kush e ka monopolin e opozitës më radikale dhe më të fortë. Ka mjaftuar një debat lokal si ai i çmimit të ujit në Tiranë që të dyja këto forca politike t’i përvishen njëra-tjetrës me një gjuhë edhe më të egër se ajo që përdorën kundër “armikut” të tyre të vërtetë.
Në fillim Basha e quajti lSI-në një parti të kapur dhe të koruptuar dhe e vetëshpalli PD-në si të vetmen forcë që mendon për njerëzit. Me të njëjtën monedhë u përgjigj, flakë për flakë, Monika Kryemadhi. Ajo nënvizoi faktin se partia që drejton është e vetmja forcë që ngre zërin në favor të qytetarëve. Ajo madje shkoi edhe më tej kur i kujtoi Bashës këshilltarët e tij që ndenjën në sallë për të përfituar nga kreditë e buta të bashkisë dhe flirtin e tij ende të pakonsumuar me Ramën.
Në çdo situatë normale detyra e një force dinjitoze opozitare do të qe jo vetëm debati real për rritjen e çmimit të ujit, shkelen e procedurave që u bënë për miratimin e tij dhe mbi të gjitha fakti që Erion Veliaj adoptoi edhe në Bashki paraktikat e blerjes së votave që ushtron prej kaq kohësh mentori i tij në kryeministri.
Pra, puna e opozitës së vërtetë, pas votimit të djeshëm, do duhej të kishte qenë denoncimi i këtyre fakteve dhe evidentimi sa më zëshëm i tyre. Por, në vend të kësaj ne pamë debatin e shëmtuar se kush mban skeptrin e pushtetit të një opozite të vërtetë.
E gjithë kjo parodi që të ngjall krupë tregon në fakt shumë më shumë sesa kacafytja live e Bashës me Kryemadhin.
Së pari ajo vë në diskutim pastërtinë e kauzave opozitare të mbrojtura si nga njëri dhe nga tjetri. Po t’i besosh parimit se asnjë njeri i ndershëm nuk del të klithë në pazar se është i tillë, por mundohet t’a dëshmojë atë për çdo ditë me punën e vet, lufta për të marrë me deklarata monopolin e mbrojtësit të interesave të qytetarëve i ngjan një gare qesharake. Ajo dëshmon se ata që bërtasin më shumë janë të kompleksuar nga difidenca që tregon shoqëria ndaj qëndrimeve të tyre.
Së dyti kjo kacafytje mes PD-së dhe LSI-së tregon se ato vijnë nga i njëjti mentalitet që peretendon se pushteti nuk është një kredo morale që fitohet, por një qëllim në vetvete që uzurpohet. Po të mos ishte kështu, si PD-ja dhe LSI-a nuk do rendnin të na tregonin se ato e bënë detyrën ndaj nesh më mirë se tjetri. Qëllimi i tyre do të qe të votonin kundër ngritjes së çmimit të ujit, të bindin me argumenta se pse vepruan kështu, dhe në fund të na tregonin se përse Rilindja dhe Veliaj bënë gjënë e gabuar duke përdorur për më tepër metoda makiavelike.
Vetëm në këtë mënyrë ato do të bënin detyrën e tyre ndaj shoqërisë dhe do t’i linin njerëzve të drejtën për të gjykuar se kush e ka kryer më mirë misionin e tij.
Ndërsa mënyra arrogante e të bërit njëkohësisht edhe lojtarin edhe arbitrin duke bërtitur se jam unë ai që e mbroj më mirë interesin qytetar, tregon se ato janë pashërueshmërisht të prekura nga sindromi i dominimit të publikut në mënyrë të dhunshme.
Dhe së treti duke u sjellë në këtë mënyrë, pra duke u kacafytur se kush po i lufton më shumë rilindasit, Ramën dhe Velinë, PD-ja dhe LSI-a po bëjnë automatikisht lojën e tyre. Pas fitores dërrmuese së 25 qershorit, pas kalcifikimit të lidhjeve me oligarkët, bosët e mediave dhe botën e errët të krimit, pushteti është bërë më i rrezikshëm se kurrë. Si i tillë ai mund të përballohet vetëm me një front opozitar, me një tubim të të gjitha zërave, elementëve dhe ideve që e kundërshtojnë demokracinë iliberale që po instalohet.
Cdo ide për ta fragmentarizuar këtë përbashkim në emër të monopolizimit të opozitës, nuk është gjë tjetër veçse një ndihmë për Edi Ramën. As më shumë as më pak këtë bënë Luli dhe Monika duke dëshmuar edhe njëherë se mëkatet e tyre nuk ka debat për ujin që mundet t’i lajë. (lapsi.al)

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: Nuk ke per ta gezuar fitoren me vota te vjedhura!
Lajmi pasues: Kazani i moralit mediatik na ofroi një lajm prodhim vendi

TË FUNDIT

NGA HARRIS MURANA – “Foltorja” vërtetë zgjoi shpirtrat por doli të ish flakë kashte se premtimet i pat boshe…
  • Kryesore

NGA HARRIS MURANA – “Foltorja” vërtetë zgjoi shpirtrat por doli të ish flakë kashte se premtimet i pat boshe…

2 days ago
“Pensionistët, tani fund fukarallëkut!”, gazetari i njohur ironizon rritjen e pensioneve: Me 450 lekẽ mund tẽ udhẽtojnẽ si zotni nẽ urban
  • Ekonomia

“Pensionistët, tani fund fukarallëkut!”, gazetari i njohur ironizon rritjen e pensioneve: Me 450 lekẽ mund tẽ udhẽtojnẽ si zotni nẽ urban

1 week ago
NGA ENGJËLL GJUGJA – Nja 2- 3 fjalë për Teatrin “Migjeni” në Shkodër…
  • Aktualitet

NGA ENGJËLL GJUGJA – Nja 2- 3 fjalë për Teatrin “Migjeni” në Shkodër…

2 weeks ago

TË FUNDIT

  • Hyjnë në fuqi tarifat e reduktuara ‘roaming’, BE-Ballkani Perëndimor, reduktimi i çmimeve në masën 30- 99% 2 October, 2023
  • VIDEO – Dinamo dhe Vllaznia ndajnë pikët në Elbasan, kuqeblutë i gëzohen një penalltie për një barazim… 2 October, 2023
  • “Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi 2 October, 2023
  • Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student… 2 October, 2023
  • VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin 2 October, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • NGA KASTRIOT DERVISHI – Fiket helikopteri i fundit, si i hëngri korrupsioni asetet e ushtrisë. 1 October, 2023
  • NGA KASTRIOT DERVISHI – Të deklasuarit si “spiunë të Sigurimit të Shtetit”… 1 October, 2023
  • FOTO – 1 Tetori, Dita e të Moshuarve, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mes të moshuarve në Shkodër… 1 October, 2023
  • “KLP nuk mblidhet për t’i mbrojtur…”, gazetarja Klodiana Lala: Prokurores po i përgatisnin atentat… 1 October, 2023

TË FUNDIT

Hyjnë në fuqi tarifat e reduktuara ‘roaming’, BE-Ballkani Perëndimor, reduktimi i çmimeve në masën 30- 99%
  • Aktualitet

Hyjnë në fuqi tarifat e reduktuara ‘roaming’, BE-Ballkani Perëndimor, reduktimi i çmimeve në masën 30- 99%

48 mins ago
VIDEO – Dinamo dhe Vllaznia ndajnë pikët në Elbasan, kuqeblutë i gëzohen një penalltie për një barazim…
  • News

VIDEO – Dinamo dhe Vllaznia ndajnë pikët në Elbasan, kuqeblutë i gëzohen një penalltie për një barazim…

60 mins ago
“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi
  • Anëmbanë

“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi

9 hours ago
Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…
  • Kryesore

Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…

9 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.