“Nuk ka përgjigje nga Rama”, Liga Profesioniste e Futbollit pret përgjigje deri të enjtën, më pas do të ketë…

Në pritje të një përgjigje zyrtare nga qeveria, Liga shtyn sërish vendimin për rifillimin e sezonit apo vijimin e bojkotit. Pas mbledhjes së radhës, presidentet e Superligës, vendosën një afat të ri, mbeten në pritje të një përgjigje deri ditën e enjte për të vendosur më pas se si do të vijohet, të premten është parashikuar edhe mbledhja e radhës:


“Ne do të presim deri ditën e enjte nëse do të kemi një përgjigje nga qeveria. Më pas do mblidhemi për të vendosur për bojkotin. Po i lëmë një afat tjetër, për të pasur një përgjigje dhe më pas do mblidhemi për të marrë vendimin përfundimtar.

Nuk e dimë pse ende nuk ka ardhur një përgjigje përfundimtare. Nuk ka një ngërç. Nëse nuk vjen deri ditën e enjte, do mblidhet Liga ditën e premte dhe më pas do vendosim. Nuk kemi detaje se çfarë diskutoi Duka me Ramën, ishte pozitiv, por nuk kemi detaje. Ky bojkot nuk e rrezikon kampionatin. Nuk është diskutuar asnjë propozim tjetër për kampionatin”, u shpreh presidenti i Ligës, Edvin Libohova.

ShkodraWeb Channel