Skip to content
19 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Nuk ka një mekanizëm që të prodhojë punë e strategji për qytetin”, Benet Beci për rivalin: I mungon eksperienca…

ShkodraWeb 2 May, 2023
benet beci spahia klan news 2023

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci është shprehur se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe njëherësh kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia nuk ka bërë asgjë për këtë bashki, teksa ka shtuar se sipas tij kundërshtarit të tij i mungon eksperienca e duhur dhe nuk ka mekanizma dhe strategji për të bërë diçka për kryeqendrën e veriut.

Benet Beci: Ai është djalë dhe familje e mirë. Problemi që ka është se nuk e ka mekanizmin e punës ose gjatë kësaj kohe nuk ka bërë asgjë. Nuk ka një mekanizëm që të prodhojë punë e strategji për qytetin. I mungon eksperienca që të bëjë diçka.

Mirela Milori: Mendoni se kryetar bashkie duhety të jetë dikush që menaxhon mirë e që është administrator i mirë?

Benet Beci: Kjo është e domosdoshme për arsye se kjo nuk është një lojë politike. Kjo varet dhe nga strategjia që ka. Në rastin e Shkodrës do të duhet të kemi prova për të punuar dhe provat vijnë ose me CV-në, ose me ato që ke realizuar dhe ato që ke në plan të bësh. Shumë e rëndësishme është Shkodra dhe kush i prodhon Shkodrës diçka që bëhet. Unë do të kisha hapur rrugën kujtdo për një gjë që po, ta bëjë dikush më mirë. Nëse do të kishim pasur një propozim që e bën Shkodrën, jam dakord, por ne nuk kemi një propozim që e bën Shkodrën.

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci ka thënë se projekti më i mirë i qeverisë Berisha ka qenë ai i rrugëve rurale.

I ftuar në “Milori Live” në Klan News, kandidati për Shkodrën i PS-së, Beci shton se nuk ka qenë asnjëherë më parë i përfshirë në politikë derisa është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste, mandat të cilin e la për të kandiduar për Shkodrën.

Mirela Milori: Keni dhe disa të majtë kundërshtarë që mund të thonë “ka bashkëpunuar me Berishën” ky njeri dikur, tani këto 8 vitet e fundit bashkëpunoi me ne”. Të djathtët thonë “këto 8 vitet e fundit është me të majtët”. Si e menaxhoni ju këtë?

Benet Beci: Unë nuk kam qenë asnjëherë në politikë, as në kohën kur kam bashkëpunuar me ish-kryeministrin Berisha e derisa të shkoja në Parlament. Kam qenë drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit apo i KESH-it, jo anëtar partie dhe nuk jam as sot. Nuk kam qenë kurrë. Arsyeja pse është menduar me një lloj asocimi politik ka qenë se gjatë qeverisë së ish-kryeministrit Berisha, projekti më i mirë dhe ndoshta më i suksesshmi i asaj qeverie ka qenë projekti i rrugëve rurale, i bërë me donatorët që unë kam qenë drejtori i fondit. Ishte produkti më i mirë që Qeveria Berisha prodhoi nga programi. Po kështu edhe gjatë qeverisjes së qeverisë Rama, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me donatorët arriti të bëjë disa nga projektet zhvillimore të jashtëzakonshme në qytete.

 

Post navigation

Previous: VIDEO – “Bashkinë Shkodër do ta fitojë Benet Beci”, Tom Doshi takim me strukturat: PSD merr 15 këshilltarë bashkiakë
Next: “Me paratë e buxhetit, të qytetarëve, bëjnë postera dhe aktivitet për fushatë elektorale”, hapja e sezonit në Velipojë, reagon PS Shkodër

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.