
Në lidhje me zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD Shkodër, njoftojmë se akoma nuk ka asnjë njoftim në lidhje me kandidatët që do bëhen pjesë e garës dhe as për datën e zgjedhjeve!
Kryesia e PD në qëndër nuk ka dalë akoma në një vendim as për datën dhe as për kandidatët! Zyrtarisht, janë dorëzuar nga dega e Shkodrës 8 formularë të kandidatëve që kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e garës, konkretisht:
1.Eliona Shkreli
2.Arben Lushaj
3.Ardit Qylybyli
4.Gentjan Ibro
5.Ervin Gjini
6.Pjerin Kodraçaj
7.Egland Rexha
8.Armando Rushaj
Nga kandidatët, ka bërë tërheqje nga gara vetëm kryetarja aktuale e PD Shkodër, Eliona Shkreli. Sapo kryesia e PD qëndër të dalë në një vedim zyrtar, do ju bëjmë me dije edhe datën e zgjedhjeve, edhe kandidatët që do jenë pjesë e garës! /Njoftim për mediat i PD Shkodër/




