
Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet për ta bërë të qartë se mbrojtja e Kushtetutës nuk është “territori” i askujt, dhe se ai nuk është vetëm komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, por edhe “ushtari i parë i vendit”.
“Le ta dinë të gjithë edhe armiqtë e Shqipërisë se do e marrin përgjigjen aty ku nuk u shkon mendja. Boll i futën duart e tyre të zeza këtu, për të na bërë një vend gazi i botës”, tha Meta, teksa u pyet për deklaratën e kreut të PD, Lulzim Basha, se “Meta mund të bëjë rolin e kryetarit të opozitës vetëm nëse Basha bën rolin e presidentit”.
Kreu i shtetit kishte edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama kur tha:
“Thuaj popullit tënd që jam peng e vazhdo punën tënde se këtë popull e këtë vend nuk e merr askush peng më nën këtë qiell e mbi këtë tokë”.
Pyetje: Një deklaratë të zotit Basha se ju mund të bëni rolin e kryetarit të opozitës vetëm nëse Basha bën rolin e presidentit, a e shihni si një sms ju jep Basha që mos të ndërhyni shumë në territorin e tij?
Meta: Mbrojtja e kushtetutës nuk është territori i askujt është detyra e parë e presidentit të Republikës, i cili s’është vetëm komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura por është ushtari i parë i Republikës, këtë duhet ta dijë kushdo.
Ka ardhur koha që të verifikohet ndershmëria e patriotizmi i cdo politikani por mund të vijë edhe e cdo qytetari.
Le ta dinë të gjithë edhe armiqtë e Shqipërisë se do e marrin përgjigjen aty ku nuk u shkon mendja.
Boll i futën duart e tyre të zeza këtu, për të na bërë një vend gazi i botës.
Ndërsa atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbegovici ku e morën peng.
Thuaj popullit tënd që jam peng e vazhdo punën tënde se këtë popull e këtë vend nuk e merr askush peng më nën këtë qiell e mbi këtë tokë.
Tani do intensifikohen këto komunikimet pyetjet ruajini për të premten nëse nuk ka ndonjë zhvillim të ri.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!