Nuk ishte kthyer prej dy ditësh në shtëpi, gjendet i pajetë 55 vjeçari, policia jep detajet e ngjarjes…

Humb jetën fatalisht një 55-vjeçar në fshatin Peshtan Poliçan. Sipas Policisë, ai kishte dalë në mal për të ruajtur bagetitë, por prej dy ditësh nuk ishte kthyer në shtëpi. Kanë qenë familjarët që kanë nisur kërkimet dhe e kanë gjetur të pajetë.

Sipas bluve rajonalë, humbja e jetës mendohet se ka ardhur si pasojë e rënies nga një gurore e braktisur në fshatin Rabjak Skrapar.


Informacion paraprak

Në fshatin Peshtan Poliçan, njoftohet se është gjetur nga familjaret e vet pa shenja jete shtetasi L.Ç., 55 vjeç me aftësi të kufizuara. Ky shtetas ka qenë duke ruajtur bagetitë në mal por qe prej dy ditësh nuk është kthyer në shtëpi.

Humbja e jetës mendohet se ka ardhur si pasojë e rënies nga një gurore e braktisur në fshatin Rabjak Skrapar. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

 ABCOM ║ VODAFONE