VIDEO – Nuk ishte “defekti mekanik” që solli rënien e avionit me 176 pasagjerë në bord, përgjegjësia është e Iranit

Një video e publikuar nga mediat britanike, duket se hedh dritë mbi rënien e avionit ukrahinas pak pas ngritjes nga pista e aeroportit ndërkombëtar të Teheranit në Iran. Ndërsa si shkak nga iranianët u paraqitet një defekt mekanik i mjetit fluturues, duket se avioni ka nga shkaqe të tjera të jashtme, që nuk kanë lidhje me defektet e tij.

Nga pamjet e publikuara, konstatoet se avioni me 176 pasagjerë në bord, është shenjestruar nga një ra.ketë iraniane pasi e ngatërroi me një avion amerikan. Si pasojë e go.ditjes me ra.ketë bal.istike, me të cilat Irani shenjestroi bazat amerikane në Irak, avioni shpërtheu pak pasi ishte larguar nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit dhe nuk pati asnjë të mbijetuar.


Pamjet u shfaqën pasditen e së enjtes, disa orë pasi Presidenti Donald Trump zbuloi se ai ka dyshime serioze se aksidenti nuk ishte për probleme mekanike, siç u pretendua nga zyrtarët iranianë më herët.

‘Ishte duke fluturuar në një zonë mjaft të ashpër. Dikush mund të ketë bërë një gabim,”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të enjten. “Kam një ndjenjë që diçka shumë e tmerrshme ka ndodhur, shumë shkatërruese”, shtoi ai.

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau më vonë i bëri jehonë shqetësimeve të Trump, duke thënë se provat tregojnë se një ra.ketë iraniane rrëzoi avionin dhe se go.ditja “mund të ketë qenë pa qëllim”. Trudeau tha se inteligjenca kanadeze mbështeste këtë tezë. “Provat e inteligjencës sugjerojnë se një ra.ketë ka go.ditur avionin”, deklaroi kreu i qeverisë kanadeze.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane janë ‘të sigurt’ se Irani go.diti fluturimin 752 të Ukrainës, pasi zbuluan një sistem të radarit duke u ndezur përpara se të hidheshin  dy ra.keta, pak para një shpërthimi që besohet të ketë ardhur nga avioni, raportuan mediat amerikane.

Dy zyrtarë të Pentagonit shtuan se ra.ketat mund të kishin ngatërruar objektiv, duke hamendësuar se ishin avione lufte amerikane. Video e fundit e publikuar tregon qartë se një ra.ketë go.det avionin ndërsa fluturonte mbi Parand, zonë ku ndaloi së transmetuari sinjalin e vet para rrëzimit. Kur ra.keta go,diti avionin, ky i fundit rezistoi pak minuta, ndërsa më pas gradualisht ra në tokë.

Nëse Irani është përgjegjës për incidentin, do të ishte jashtëzakonisht e turpshme për kombin që kishte kërkuar të shmangte vr.asjen e ndokujt në sulmet e së mërkurës. Tetëdhjetë e dy nga pasagjerët e aeroplanit ishin iranianë. Ky incident mund të shkaktojë pasoja të mëtejshme në Lindjen e Mesme.

Në avion ishin edhe 63 kanadezë, tre britanikë, 11 ukrainas, 10 suedezë, katër afganë dhe tre gjermane. Zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar konfirmuan gjithashtu se ata po shqyrtojnë raportet ‘shumë shqetësuese’ se avioni u rrëzua nga një ra.ketë. Hetuesit iranianë kanë insistuar se përplasja ishte një aksident, por nuk kanë pranuar t’ia dorëzojnë kutinë e zezë të regjistruar hetuesve ndërkombëtarë.

Disa raporte iraniane kanë pretenduar se kutitë e zeza janë dëmtuar dhe disa pjesë të regjistrimeve kanë humbur.

Përditësimi i fundit

 ABCOM ║ VODAFONE