Nuk ishte dakort me penalltinë dhe i turret arbitrit, futbollisti i Ada të Velipojës shoqërohet në polici…

Aktet që nuk kanë lidhje me sportin, janë kthyer sërish në futbollin shqiptar, në javën e 23-ë të Kategorisë së Dytë. Në ndeshjen Gramshi- Ada 4-0 është ófèndúar dhe gódìtúr gjyqtari i ndeshjes B.L., 32 vjeç nga futbollisti i Adës V.P. pas penalltisë që akordoi kryesori në pjesën e dytë në favor të Gramshit. 29-vjeçari V.P. nuk është pajtuar me vendimin e kryesorit dhe e ka ofenduar dhe gódìtúr fizikisht.

Sipas informacioneve të policisë, futbollisti velipojak është shoqëruar dhe po mbahet në ambjentet e Komisiariatit të Policisë së Gramshit.


Njoftimi i policisë:

Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi -Ada, futbollisti i skuadrës “Ades”, shtetasi V.P., 29 vjeç, banues në Velipojë, ka gódìtúr dhe fýer gjyqtarin e ndeshjes shtetasinB.L., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qënë dakort për ékzèkútimin të një penalltie .

Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

 ABCOM ║ VODAFONE