“Nuk ishte barazim, por fitore…”, trajneri i Vllaznisë Brdariç shfaqet krenar pas barazimit me Teutën…

Trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç u shfaq tepër i lumtur pas barazimit me Teutën 0-0 në Durrës duke bërë që shkodranët të qëndrojnë në krye të klasifikimit pas javës së katërt.


Për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”, trajneri gjerman e konsideroi këtë barazim si “fitore”, ndërsa sipas tij sot kishte rëndësi karakteri luftarak i ekipit jo loja.

“Ndeshja – Luftuam shumë. Ishte një betejë e fortë. E konsiderojmë fitore këtë për Teutën.

Pritshmëritë në rritje – Po fluturojmë nga gëzimi pë momentin, por duhet të jemi të përulur. E di që janë shtuar pritshëritë nga të gjithë, jo vetëm në Shkodër, por dhe në opinionin publik. Por, duhet të jemi të heshtur dhe të punojmë me kokën ulur.

Dëmtimi i Da Silvës – Da Silva mori goditje që në fillim, kjo e kushtëzoi lojën. Sot kishte rëndësi të luftonim, jo loja. Nuk ishte loja që doja. Por, doja që të tregonim karakter në fushë.

ShkodraWeb Channel

Diskutimi me ekipin pas ndeshjes – Po vazhdojmë të ndërtohemi. Rruga është e gjatë. Duhet të dimë se kjo ndeshje ishte për ne një fitore. Ta shijojmë këtë rezultat. Nuk e kemi arritur destinacionin tonë. Sot u dëmtua një lojtar.

Mendimi për arbitrin e takimit me Teutën – Gjyqtarët kanë punë të vështirë. Isaevski mori një karton shumë i shpejtë, por nuk dua të kundërvihem shumë, dua të krijojmë një klimë të mirë. Nuk isha dakord shumë me vendimet e gjyqtarët”, deklaroi trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç.

Mbështet ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Channel