Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Nuk ishe unë e keqja e sistemit gjyqësor”, flet pas përjashtimit Fatmira Hajdari: Më “vranë” 20 vite pas Azemit…

ShkodraWeb 26 October, 2022
fatmira hajdari ambasada amerikane

Ish-gjyqtarja e Apelit Tiranë Fatmira Hajdari ka reaguar pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për të lënë në fuqi shkarkimin e saj, për pasuri të pajustifikuar si dhe mosdeklarimin e revokimit vizës amerikane.

Në një prononcim për gazetaren e Gazetës Express, e veja e Azem Hajdarit, njërit prej drejtuesve të lëvizjes studentore të viteve 90’ kundër diktaturës, u shpreh se kërkesa e saj nga KPA nuk është shqyrtuar.

“Shkak për shkarkim është “mos komunikimi i revokimit të vizës” nga Ambasada Amerikane, se kriteri kryesor është figura, dy të tjerat janë plotësim formulari, në një kohë që shteti ka qenë i tëri Informal. Prandaj i qëndroj fjalëve, dua të me vihet në vend dinjiteti im, që është kriteri i figurës. Dy kriteret tjera s’më interesojnë fare, sa e pasur dhe e varfër jam e dinë të gjithë ata që më njohin dhe ata që drejtojnë sot politikën, dhe ata qe e kanë drejtuar më parë, dhe vetë Ambasada. KPA, s’ka bërë gjykim as shqyrtim fare, për këtë shkak. Kërkoj dinjitetin tim personal dhe familjar, dhe Kombëtar, se ish bashkëshorti im i përket Shqipërisë, jo mua më, asgjë më tepër”, tha ish gjyqtarja.

Ish gjyqtarja deklaroi se vendimi është i padrejtë pasi faktet që përmenden nga KPK sipas saj nuk përbëjnë shkak për përfundimin e ushtrimit të detyrës.

Ndalur te pretendimi i KPK-së se ajo ka fshehur faktin që Ambasada Amerikane i ka revokuar vizën për të udhëtuar drejt SHBA, Hajdari ka treguar të vërtetën e saj duke e quajtur një konkluzion të pabazë.

“Çuditërisht ambasada nuk më ka dhënë një datë se kur është bërë revokimi i vizës. Normalisht duhet të shkruhej te vula, që viza u revokua në këtë datë. Kam tentuar gjithë vitin duke i dërguar shkresa ambasadës dhe ata nuk ma vunë një ditë në dispozicion datën e revokimit të vizës sepse e dinë shumë mirë që revokimi është bërë shumë më mbrapa. Kam një ndërgjegje të pastër sepse nuk kam pasur dijeni”, tha ajo.

Teksa ka theksuar se viza i është revokuar dhe jo refuzuar, Hajdari nënvizoi se në një email që ambasada e SHBA i ka kthyer së fundmi vajzës së saj , ish deputetes Rudina Hajdari lë hapësirë për “dritë jeshile” në marrjen e vizës në një tjetër aplikim.

“Po patjetër që revokimi ka qenë i qëllimshëm. Ambasada s’më ka dhënë ende një datë për vendosjen e revokimit. As tendencën e KPK s’e kuptoj se si ata më bëjnë mua fajtore që nuk e di datën e revokimit të vizës, datë e cila as sot nuk është përcaktuar nga ambasada. Kur e kam dorëzuar formularin s’e kam pasur të revokuar vizën.

Ambasada amerikane i kishte kthyer një përgjigje Rudinës kur i kërkova përsëri datën e revokimit të vizës. Në email i shkruanin se “është bërë një procedurë si për të gjithë të tjerët. Nuk është e vetmja, por ka të drejtë që të bëjë përsëri kërkesë dhe ta marrim në shqyrtim pranimin dhe dhënies së vizës”, shtoi Fatmira Hajdari.

Ish gjyqtarja shprehet se kjo padrejtësi që i është bërë ka shqetësuar edhe fëmijët e saj.

“Për momentin nuk kam ndërmend të merrem me këtë çështje sepse jam shumë e shqetësuar. Kam dy vite që e përjetoj shumë keq. Po iu sjell edhe fëmijëve të mi shqetësime, janë të mërzitur për padrejtësitë. Në vlerësimin e sinqeritetit, të pastërtisë së figurës edhe të moralit unë nuk e di se kush gjyqtar mund të jetë më mirë se unë.”

“Vendimi ka prapavijë politike. Drejtësia s’po gjendet. Thamë të vëmë drejtësi, por drejtësi nuk ka. As tek ata që kanë ngelur dhe as te ata që po na gjykojnë ne. Mua më kanë presekutuar. Unë më shumë e kam në anën morale. Dua dinjitetin tim. Nuk mund të më persekutosh siç bëhej dikur në kohën e komunizmit. Jeta është bërë e vështirë për të gjithë por edhe për familjen time. Unë tani nuk kam të ardhura, djali im Azemi është i vogël ende. Kjo është si një vrasje e dytë pas 20 viteve. U vra Azemi para 20 viteve më “vranë” mua pas 20 viteve. Nuk isha unë e keqja e sistemit gjyqësor. Këtë e garantoj me të gjithë sinqeritetim tim. Megjithatë drejtësia do vijë. Drejtësi s’ka, por kam besim se drejtësia do vijë“, shtoi ajo për gazetaren Beklie Koltraka.

Ndonëse KPA nuk i dha një mundësi të dytë që të rigjykohej, Fatmira Hajdari ka ende besim se drejtësia një ditë do të vihet në vend.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA BEKIM MEMA – Imigracion nga Nepali dhe Bangladeshi, “peshqesh” i politikës shqiptare dhe skllavo- pronarëve të biznesit
Artikull pasardhës: NGA FLORIAN BJANKU – Leksioni i fundit i pedagogëve…

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
ndrek luca rikard ljarja

PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë…

ShkodraWeb 13 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.