Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili në rrjetet sociale e quajti kreun e shtetit “makinist”.
Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit i konsideron si batuta bajate, ndërsa i kërkon që të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit.
“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit”, shkruan Meta.
Më tej ai shprehet se Rama nuk i shpëton dot zgjedhjeve të 25 prillit.
“Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill. Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”, mbyll postimin Meta.