
Misioni diplomatik i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, i është kundërpërgjigjur pretendimeve të Donald Trump se negociatorët iranianë duan të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë.
“Asnjë zyrtar iranian nuk ka kërkuar të përulet para portave të Shtëpisë së Bardhë”, thotë misioni në X sipas BBC.
“E vetmja gjë më e përçmueshme se gënjeshtrat e tij është kërcënimi i tij frikacak për të ‘rrëzuar’ Udhëheqësin Suprem të Iranit”, thuhet në postim.
Kjo i referohet pretendimit të fundit të Trump se SHBA-të e dinë se ku është Udhëheqësi Suprem i Iranit, por nuk duan që ai të dëmtohet “për momentin”.
Postimi thotë gjithashtu se Irani nuk negocion “nën presion” dhe do t’i përgjigjet çdo kërcënimi me një kundërkërcënim, dhe çdo veprimi me masa reciproke.