Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Kryesore

“Nuk i mbylli as Enveri…”, Fidel Ylli kërkon hapjen e llotove: Janë 50 milionë euro që mund të marrë sporti…

ShkodraWeb 2 years ago
1

Prej javësh Liga Profesioniste ka vendosur në marrëveshje me klubet bojkotimin e Kategorisë Superiore të Futbollit, deri në momentin që qeveria të plotësojë 4 kërkesat që Liga ka.

Deputeti Fidel Ylli, i cili është i deleguari i kryeministrit Rama për të gjetur një marrëveshje me Ligën për rifillimin e futbollit në vendin tonë.

I ftuar në A2, Ylli ka thënë se për të sponsorizuar sportin ka një mënyrë tjetër, duke mos shpenzuar nga buxheti i shtetit.

Ai është shprehur se duhet të lejohet hapja e basteve sportive, pasi janë 50 milionë euro që mund t’i përfitojë sporti.

“Jam njeri i sportit dhe nuk dua t’i hedh benzinë zjarrit, por duhet një vit zero për futbollin dhe sportin shqiptar në përgjithësi. Kanë 30 vjet që vazhdojnë në të zezë, klubet e futbollit. Në Kuvend i thamë që pas këtyre viteve, do iu japim edhe 2 vjet të tjera për t’u refuzuar dhe fiskalizuar. Këto kane çuar një letër ku kanë kërkuar 10 vjet. Mendoj që nuk mund të bëhen kapërcime të kësaj natyre.

Klubet duhet të kenë burime njerëzore, ekonomistë, juristë, fusha stërvitje personale, aty ku fitimet merren pas 10 vitesh. Këto gëzohen se dalin kampionë, kalojnë dy turne në Europë, dhe gëzohen me ato para. Presidentët kanë lënë lekët e bizneseve të tyre, më vjen keq për to.

Gjithë këtë lojë e bën Duka, nga një anë thotë i takon presidentëve të takohen me kryeministrin, nga ana tjetër thotë prisni ta takoj unë përpara. Në Ballkan nuk ka Ligë, Ligë ka Anglia që e ka kuotuar në bursë. E ka Italia dhe Spanja, bëjnë miliarda nga shitja e lojtareve, nga të drejtat televizive, janë biznese fitimprurëse. Kurse këto tanët e kanë zyrën në Air Albania, buxhetin e kanë nga federata, politikat i bën Federata”.

Ligji i sponsorizimit? “Kemi nevojë për ligj sponsorizimi, sepse do të përfitojë i gjithë sporti. Por sponsorizimi nuk bëhet si duan këta, që donin të bënin një shtet paralel. Federata e Futbollit nuk mund të bëj politikat e gjithë sportit, do prisheshe e gjithë linja e buxhetit.

Pse një shtet i ri si Kosova ka një buxhet 11 milionë euro për sportin dhe ne kemi 900 mijë euro? Kjo tregon që qeveria duhet të jetë më e vëmendshme, edhe pse ka filluar të jetë, të krijojë një ministri në vete.

Të hapen bastet sportive, nuk i mbylli as Enveri, janë 50 milionë euro që mund të marrë sporti. Sikur vetëm bastet të merrte sporti nuk do duhej asnjë lek nga buxheti i shtetit. Ishin bërë si kërpudha, po atëherë t’i marrë në dorë shteti, sepse baste ka edhe në Itali dhe në Angli edhe kudo”. /newsport/

Continue Reading

LAJM PARA: FOTO – Arbana në supër formë vetëm pak ditë pasi solli në jetë Diellin, tregon dhuratat e veçanta të Eduartit të saj
LAJM PAS: Parashikohen kufizime të reja për shkak të pandemisë në Itali, qeveria Conte po përgatit dekretin e ri…

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

2 hours ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

2 hours ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • FOTO – “Mbështetja e një shteti mik…”, Bardh Spahia takime me zyrtarë të lartë italianë, i fton për vizitë në Shkodër
  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

2 hours ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

2 hours ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

3 hours ago
“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • Aktualitet

“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.