Nuk i dhane fjalen ne hapje te Kuvendit, Basha paralajmeron cfare do thote pasdite

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është rikthyer Parlamentit të Shqipërisë si deputet, pas 6 vitesh mungesë. Në seancën e parë plenare për këtë legjislaturë parlamentare, Basha ka kërkuar fjalën, por nuk ia dhanë për shkak të procedurës. Në përfundim të seancës, Basha ka folur shkurtimisht për mediat, duke shprehur impresionin e tij nga kjo seancë e parë parlamentare, ku ai shkon jo vetëm si deputet, por edhe si kryetar i Partisë Demokratike.
“S’kishte ndonjë impakt, ishte një ritual ceremonial i nisjes së seancës, gjithçka normale. Do të ketë një seancë pasdite, dhe ajo do jetë më ndryshe. Sepse kërkova fjalën unë do ta merrni vesh në seancën e pasdites”, u shpreh Lulzim Basha. /balkanweb/