Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Nuk hipi më në makinë pa e kontrolluar…”, ekzekutimi me snajper i Kastriot Reçit, kërcënohet ish-oficeri i RENEA

ShkodraWeb 22 February, 2022
kastriot reci prita 00

Një ish oficer i repartit elitar RENEA ka denoncuar se i rrezikohet jeta e për këtë arsye ka kërkuar ndihmë nga ish kolegët.

Besnik Toska i moshës 44 vjeç ka treguar se si nga kqyrja e kamerave të sigurisë dalloi një person që po e ndjek. Por më tepër se sa karriera 16 vjeçare ne polici, ish speciali dyshon se kërcënimi mund të ketë lidhje me një hetim për vrasjen e Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua me snajper në janar 2020 në Rrëshen.

Pikërisht pas vrasjes mafioze të biznesmenit Reçi që ende nuk ka autorë, denoncuesi pohon se ka qenë i shoqëruar në drejtorinë vendore të Tiranës për t’ju nënshtruar me vullnetin e tij ekspertizës së ADN.

“Mbas ADN së përftuar prej meje u konfirmua se ajo nuk përputhej me ADN e gjetur në vendngjarje dhe për këtë shkak u përjashtova nga hetimi dhe nuk jam më i dyshuar për këte ngjarje”- thotë ish oficeri para prokurorit të çështjes.

Për shkak të dyshimeve se snajperisti që vrau Kastriot Reçin mund të jetë një profesionist i armëve të këtij kalibri, nuk u përjashtuan as oficerë dhe ish oficerë të RENEA-s që iu nënshtruan ekspertizave.

Ndaj mes këtyre emrave të hetuar ka qenë edhe ish speciali nga Puka, i cili i ka radhitur pistat se ku dyshon duke përmendur edhe atentatin kundër Reçit.

Ai e përshkruan autorin që i kontrolloi makinën në garazh, të maskuar me një kapelë të zezë dhe që u shmangej kamerave duke mbajtur një çadër .

Për këtë arsye ish polici thotë se pas këtij momenti që ka zbuluar me metodat që i kanë mbetur nga policimi, ai asnjëherë nuk i hipën makinës pa e kontrolluar.

‘Arsyeja pse po bëj kallëzim’, shton ish speciali ‘është se e kuptoj si një sinjal indirekt dhe të rrezikshëm për familjen’.

Burimet zyrtare pranë RENEA thanë se efektivi doli nga policia me dëshirën e tij dhjetorin e 2017.

Ndërsa për ngjarjen e Rrëshenit emri i ish policit nuk është më në rrethin e të dyshuarve mbas krahasimit të ADN, bëhet me dije se me shumë mundësi kjo gjë ka lidhje me aksionet ku ai ka marrë pjesë gjatë karrierës. /Burimi: Top Channel/

Post navigation

Previous: Vllaznia pa krahë ndaj Skënderbeut, mungesa të rëndësishme për Brdariç
Next: EMRI – U arrestua 1 javë më parë pasi tentoi të djegë dy persona, vetëvaret në burg personi që terrorizoi…

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • EMRAT – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skender Hita pezullon shefin e komisariatit të Shkodrës dhe 2 vartës 9 June, 2026
  • ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë… 9 June, 2026
  • Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë 9 June, 2026
  • “Të dëgjohet zëri i njerëzve”, Kisha Katolike reagon për protestat: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave demokratike 9 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.