ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Nuk fle çdo natë me Monikën…”, batuta e Presidentit Meta: Kemi axhenda të ndryshme…

Presidenti Ilir Meta në një intervistë në “Open” e ka kaluar edhe me batuta, pyetjen lidhur me vendimet e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi edhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, dhe pakënaqësitë që ai ka për djegien e mandateve.

Gazetarja: Është e vërtet që ju i shprehni pakënaqësinë për djegien e mandateve bashkëshortes suaj, Kryemadhi, çdo mëngjes? Ua bëj këtë pyetje, sepse ka qenë një deklaratë e saj.

Presidenti Meta: Nuk është se fle çdo natë me Monikën, kështu që nuk ndodh çdo mëngjes kjo.

Gazetarja: Vërtet? Me kë flini çdo natë zoti President?

Presidenti Meta: Ne kemi axhenda të ndryshme.

Ai ka deklaruar më herët se nuk ka qenë dakord me vendimin e Kryemadhit për djegien e mandateve në bllok, madje tha se ishte gënjyer nga kjo e fundit. Megjithatë, pavarësisht qëndrimit të Metës, kryetarja e LSI-së iu bashkua PD-së duke lënë karriget e parlamentit dhe dalë në rrugë duke protestuar kundër qeverisë “Rama”.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.