
Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemeleimit Ivi Kaso, atakoi këtë të premte vendimin e Gjykata së Apelit në Tiranës për të marrë në shqyrtimin ankimin e kreut të grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që mandatoi Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i PD-së.
“Në radhë të parë dua të sqaroj se ndryshe nga sa është sqaruar në disa media dhe portale gjykata e Apelit nuk ka vendosur prishjen e vendimit të gjyqtarit Zhukri, por është pranuar ankimi nga një palë që pretendon që përfaqëson Partinë Demokratike.
Kjo siç kishim parshikuar në kundërshtim me ligjin dhe me dhjetëra vendime që ka mbajtur gjykata në raste analoge. Ka shumë arsye të cilat do t’ia pamundësonin gjykatës futjen në proces pranimin si palë të Partisë Demokratike.
Desha të shpjegoj se përse asnjë etintet tjetër përveç Komisionit të Rithemelimit është i vetmi që mund të përfaqësojë Partinë Demokratike.
E para personi që ka bërë ankimin nuk është palë për të bërë ankimimin. Gjykata duhet të bënte një kontroll formal dhe jo të japë të drejtën se kush e përfaqëson Partinë Demokratike”, tha Kaso.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!