“Nuk e vrava unë Elidonin”, i dyshuar si autor i ngjarjes 27 vjeçari mohon autorësinë…

27-vjeçari Klodian Kola ka mohuar në dëshminë e tij në polici të ketë qëlluar shokun e tij Elidon Basha. “Nuk e vrava unë”, raportohet të ketë thënë i riu, i cili dyshohet se qëlloi pa dashje me armën e gjahut shokun e tij 22-vjeçar.


Ndërsa ka hedhur poshtë akuzat, Klodian Kola ka pretenduar se i ndjeri mund të jetë qëlluar nga një person i tretë. Elidon Basha raportohet se mbeti fillimisht i plagosur nga plumbi i marrë dhe më vonë u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Dibrës.

Më pas rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm i riu është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Fakteqsisht ai nuk u mbijetoi plagëve të rënda si pasojë e gjakderdhjes duke ndërruar jetë.

Bulqizë/ informacion paraprak

Dyshohet se e plagosi me armë gjahu aksidentalisht shokun e tij, i cili humbi jetën, shoqërohet në Polici 27-vjeçari. Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte.

Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.

Menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

ShkodraWeb Channel


Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

ShkodraWeb Channel