Kryeministri Edi Rama deklaroi se po shikohet mundesia per ta shkarkuar kryebashkiakun e Mallakastrës, Kapllanaj, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit. “Me ekspertët e Kryeministrisë po shikohet edhe mundësia e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës si i ndëshkuar nga gjykata italiane që përbën objekt dhe subjekt të ligjit të dekriminalizimit. Fakti që ka në xhep teserën e PD nuk e bën as me imunitet ndaj ligjit as virgjëreshë në raport me veprën që ka kryer dhe është ndëshkuar nga gjykata italiane”, tha Rama.