VIDEO – “Nuk e pashë autorin…”, zbardhet deshmia e 24- vjeçarit të plagosur në Mushan të Shkodrës: S’e di pse më plagosën

Një plagosje me armë zjarri tronditi sot fshatin Mushan të njësisë Dajç, pjesë e bashkisë Shkodër. I plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar nga policia vendore e Shkodrës si Isak Mehmedi, 24 vjeç banues në fshatin Mushan.

I riu i plagosur ka shkuar vetë në spitalin rajonal të Shkodrës duke mos pritur policinë apo një ambulancë të shërbimit kombëtar të urgjencës. Sipas burimeve spitalore shtetasi Isak Mehmedi është jashtë rrezikut për jetën, e aktualisht po mbahet nën kujdesin e mjekëve ne spital.

Nga sa mësohet shtetasi Isak Mehmedi ka marrë një plumb në pjesën e barkut. 24 vjeçari në dëshminë e tij të dhënë për policinë nga spitali ka deklaruar se ai nuk e di se kush është personi që e ka plagosur.

“Unë nuk e di se kush më ka plagosur. Nuk e kam parë autorin dhe nuk e di se kush mund të jetë. Nuk kam ndonjë konflikt me kend dhe nuk e di përse më plagosën’”, mësohet të ketë thënë 24 vjeçari.

Sipas burimeve nga vendngjarja shtetasi Isak Mehmedi ishte duke hedhur mbeturinat në afërsi të banesës së tij kur papritur një person është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të plagosur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje pas informacionit për plagosjen por ende nuk ka arritur që të identifikojë autorin që qëlloi me armë të riun nga Mushani.

Shtetasi Isak Mehmedi është kushëri i vëllezërve Mehmedi ku njëri prej tyre Duel Mehmedi është i dyshuar si autor i vrasjes së shtetasit Ridvan Ramazani, ngjarje e ndodhur kjo më 28 nëntor 2020. /Nga Senad NIKSHIQI/

Open

Close