I pyetur nga Grida Duma në Top Story, Rama tha se nuk ka vënë bast për të marrë Shkodrën më 14 maj, por nuk mund ta lërë atë si qytetin më të papastër në Shqipëri.
Rama tha se alternativa për Shkodrën është serioze pasi Benet Beci është demokrat që ka punuar me të dyja forcat politike dhe do të sjellë ndryshim për Shkodrën.
Grida Duma: Bast për bashkinë Shkodër? Kafshim i madh të duash të marrësh dhe Shkodrën. Kë vënë bast që do ta marrësh dhe nuk ke normalitet qe të thuash ta mbajë opozita bastionin e vet të përhershme.
Edi Rama: Jo. Nuk e kam goditur Bardh Spahinë, s’i kam përmendur as emrin. Nuk mund të them që le ta mbajë opozita, s’kam vënë bast. Unë s’vë bast bast asnjëherë por kam menduar që duhet të përgatisim ofertë serioze për Shkodrën që ta lehtësonte pak tensionin e marrjes së vendimit. Jam ndjerë në borxh shumë të madh, pas asaj që ndodhi me kandidatin e 2019. Erdhëm të Beneti si zgjedhje, është demokrat. Është njeri që ka punuar me të dyja palët. Pa diskutim që nëse fiton nuk do jetë një socialist që do nxjerrë të gjithë jashtë nga bashkia. Nuk mund t’i themi mbajeni sepse do të thotë le të mbajnë plehrat, kazanët e mbushur si askund tjetër. Shkodra është qyteti më i papastër i Shqipërisë. Le ta mbajnë peng atje se është e pamundur të bashkëpunosh me ta. Janë të çuditshëm sesi sabotojnë punët.
Grida Duma: Por për një etikë si është e mundur dhe me Voltanën apo Bardh Spahinë, për një kamuflazh komunikimi, edhe atë të vetmen bashki të madhe që ka PD mos ta trajtosh me etikë. Mungesa e bashkëpunimit, se ke problem e thua sot po fituan ata me mua s’kanë punë.
Edi Rama: E para njëherë e përsëris, këtë se kam përmend asnjëherë. Nëse do kthehesha pas s’do e përmendja kurrë më në emër. Nuk kam bërë mirë. Sa i përket Voltanës nuk kam bërë mirë qe kam goditur nominalisht. Nuk është puna Voltana apo tjetri, tjetri. Aty është një sistem që e pengon dhe personin vetë që të bashkëpunojë. Është çështja nga kapja nga lartë poshtë. Nuk them unë po votuat ata, s’keni fonde nga ne. Un them bashkëpunimi bëhet i pamundur. Ne në Shkodër kemi bërë, kemi investuar më shumë sesa PD ne qeveri. Ne kemi investuar në dy mandatet tona, shumë më shumë se ata. Kemi ndërtuar Shkodër-Velipojë. Kemi investuar Shkodër-Theth, kemi çuar rrugën. Kemi investuar dhe filluar punën për Shëngjin-Velipojnë. Janë vepra shumë të mëdha, të treja kanë pasur një karakteristikë.
Grida Duma: Si nuk thua asnjë faj tëndin?
Edi Rama: Ta thashë pra që Voltanën kam bërë gabim, reflektimin e kam pasur më pas.