“Nuk dua ta beoj ikjen tënde…”, gazetari i njohur dedikim prekës për mjekun që humbi jetën nga Covid-19

Ditën e sotme Ministria e Shendetësisë njoftoi ndarjen nga jeta te mjekut të dytë si pasojë e Covid-19. Bëhet fjalë për mjekun pukjan Hysni Shkjau, i cili nuk e fitoi dot betejën me këtë virus. Janë të shumta reagimet e kolegëve, miqve, të njohurve dhe autoriteteve vendore të Pukës për këtë mjek, i cili ka gëzuar respektin  çdokujt që e ka njohur në jetë. Ne kemi veçuar një dedikim prekës të kolegut Armir Mehaj, gazetar i njohur jo vetëm i mediave vendore por edhe i atyre kombëtare. Rreshtave të tij, nuk kemi se çfarë i shtojmë më shumë

Publikimi në Facebook i gazetarit Armir Mehaj


“Nuk dua ta besoj ikjen tende! Do me mungosh në ato takimet e pasditës tek kafja ! Do me mungosh në këshillat e vizitat për shëndetin e prindërve që aq shumë ju shërbeve! Do më mungosh me ato notat e humorit tënd! E sigurisht dhe këshillat personale! ZOTI ta bëftë të lehtë dheun Dr.Hysa!!!!!”.

Kolegu mehaj e shoqëron postimin e tij edhe me një foto të Dr. Shkjaut, gjatë momenteve të tij të punës. ShkodraWeb Media i shpreh ngushëlllime familjarëve, të afërmve, miqve e të njohurve të doktorit! /ShkodraWeb Media/

 ABCOM ║ VODAFONE