Skip to content
21 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Nuk dua që ti rris fëmijët e mi për t’i dërguar jashtë, çfarë t’u uroj fëmijëve për ditën e parë të shkollës…?!

ShkodraWeb 11 September, 2022
esmeralda keka shkollat

Çfarë t’u uroj fëmijëve për ditën e parë të shkollës? Teksa po bëja gati fëmijët e mi për ditën e parë të shkollës, m’u kujtua Fabio, djali i kushëririt. Në qershor Fabio mbushi 16-vjec dhe këtë shtator duhet të ishte në vitin e dytë në gjimnaz, por vetëm pak ditë më parë ai mbërriti në Angli. Si mijëra të rinj shqiptarë!

Aq e pamundur ishte t’ia ktheje mendjen, sa gjatë muajve të verës, Fabio, vetëm 16-vjec, ia shtroi kurrizin e paformuar ende, thasëve të miellit. Zgjodhi, pa dëshirën e prindërve, të punojë në një fabrikë mielli, si punëtor në ngarkim – shkarkim. “E bëj që të jem mësuar me punën e rëndë kur të shkoj andej”- thoshte Fabio.

Shokët e tij të lagjes kanë ikur krejt, ndërsa nxënësit nëpër shkolla janë përgjysmuar. Madje në Burrel, ku edhe jetojnë prindërit e mi, gjatë gjithë gushtit funksiononte një linjë furgoni, që mbushej direkt nga Burreli dhe i çonte në Francë. Që aty, i ngarkonin në gomone për në Angli. Unë nuk e di se cila është ëndrra që po i josh ende shqiptarët, por një gjë është e sigurtë: ky vend po braktiset. Të rinj, familje të reja po ngarkojnë fëmijët dhe plaçkat në krahë dhe po ikin të gjithë.

Çfarë i kemi bërë këtij vendi që të gjithë duan t’ia mbathin? Është koha për reflektim! Ah sikur këta të rinj të ulen mbi libra me të njëjtën këmbëngulje që e përgatisin veten për të ikur larg këtij vendi.

Teksa bëj gati librat e fëmijëve më vijnë ndërmend edhe sytë e gjyshes së Fabios, që janë të përmbytur nga lotët. Gjyshet tona të vuajtura! Ajo thotë se është sëmurë, por të gjithë e dinë se “sëmundja” e saj lidhet me largimin e Fabios.

Pasi përcolli jashtë dy djemtë e saj para 30 vitesh, sot sërish i duhet të lërë të ikë nipin, edhe më të vogël se dy djemtë e saj kur ikën. Unë nuk dua që ti rris fëmijët e mi për t’i dërguar jashtë! Këta të rinj, ky vend, duhet shpëtuar! /Nga Esmeralda KETA, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Hapeni këtë zarf në vitin 2085”, zbulohet letra misterioze e Elizabetës e shkruar në vitin 1986 në Australi…
Artikull pasardhës: NGA BLENDI FEVZIU – 11 shtator 2001, kur fati përkëdheli për herë të dytë shkodranin Bardhyl Quku në Kullat Binjake

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun… 21 January, 2026
  • PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht… 21 January, 2026
  • VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben… 21 January, 2026
  • “Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit 21 January, 2026
  • “Isha i dehur”, vrau me çekiç 57- vjeçarin pas fërkimit të makinave, shpreh pendesë 28- vjeçari… 21 January, 2026
  • Mbërrin në Shqipëri Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump shoqërohet nga bashkëshortja Ivanka 21 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në banesë 53- vjeçari nga lagjja “Guerrile” në Shkodër, detajet e para nga policia 21 January, 2026
  • DOKUMENTI – Pas Ramës edhe Osmani ftesë për Bordin e Paqes për Gazan, anashkalohet kryeministri Kurti 21 January, 2026
  • OPINION – Rituali i përvitshëm që tregon se “21 janari” do të ndjekë rrugëtimin e pashmangshëm të “9 janarit”… 21 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
policia rrugore

“Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.