Skip to content
27 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

“Nuk do të ketë zgjedhje me 30 qershor…”, kryetari i PD-së Basha paralejmëron: Vendi drejt zgjedhjeve parlamentare të parakohëshme…

ShkodraWeb 4 years ago

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka theksuar edhe njëherë se nuk do të zhvillohen zgjedhje më 30 qershor, ndërsa shtoi se çdo tentativë për një proces fals, siç e cilësoi ai, do të përballet me rezistencë të vendosur. I pranishëm në një takim me qytetarët në Korçë, Basha u shpreh i bindur se vendi do të shkojë drejt zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Arsyeja kryesore e Rilindjes së shpresës së njerëzve për një të nesërme më të mirë, ka ardhur pikërisht nga bashkimi jonë, nga vendosmëria jonë për t’i shkuar deri në fund. Nuk i dogjëm kot mandatet, i dogjëm për t’i treguar çdo shqiptari se bëtaja jonë do të vazhdojë deri në përmbysjen e kësaj klike. Djegia e mandateve është garancia dhe hipoteka jonë se do t’i vazhdojmë deri ën fund. Gjysmën e betejës e kemi fituar. Vendi do të shkojë drejt zgjedhje të parakohshme parlamentare. Vendimtare janë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.

I dërgoj këtë mesazh të gjithë demokratëve, opozitarëve e shqiptarëve dhe kundërshtarëve e kujtdo data e zgjedhjeve të parakohshme nuk është e parëndësishme, por zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë më. Ai nuk e meriton të marrë më pjesë në zgjedhje. Kushti minimal që ne kërkojmë është që përdhunuesi serial i zgjedhjeve nuk mund të jetë kryeministri i zgjedhjeve. Kjo është betejë vendimtare për çdo shqiptar. Më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Çdo tentativë për një proces fals, do të përballet me rezistencën më të vendosur lagje më lagje, qytet më qytet, kuti votimi më kuti votimi. Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë”, tha Basha.

Basha tha më tej se do të ketë një ndryshim të thellë të sistemin politik, duke theksuar se parlamenti nuk do të jetë më kukull e qeverisë.

“Deklaroj që “Po”, do të ketë një ndryshim të thellë të sistemit politik, do të ketë një rikthim të vlerave europiane. Parlamenti nuk do të jetë kukull e qeverisë, prandaj na duhet që të burojë drejt për-drejt nga populli shqiptar. Për këtë kemi nisur një dialog ndërkombëtar. 100 deputet me një senat, me dy dhoma, apo sisteme të tjera, pse jo një President të zgjedhur nga populli, Referendumet popullore, qytetarët të pyeten për çdo vendim të rëndësishëm”, u shpreh kreu i PD-së.

Continue Reading

LAJM PARA: FOTOLAJM/ Zaev publikon foton në iftar me Edi Ramën, ja kush i ka ftuar…
LAJM PAS: “Opozita e re” merr vendet në Kuvend, emërohet zëvendëskryetari i parlamentit- Hajdari në krye të “Integrimit”…

TË FUNDIT

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

2 hours ago
“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • Kryesore

“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në

3 hours ago
“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • Aktualitet

“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë

3 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • “Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • “Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • “Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…
  • Sulmi me armë ndaj Top Channel që i mori jetën rojes së objektit dhe misteri i 2 shkodranëve të kapur në Vlorë
  • TRAGJIKE – Po shpëtonte një fëmijë nga mbytja në det, humb jetën shqiptari me banim në Florida të SHBA- ve…

TË FUNDIT

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

2 hours ago
“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • Kryesore

“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në

3 hours ago
“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • Aktualitet

“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë

3 hours ago
“Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…
  • Aktualitet

“Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.