“Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne”, Rama konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e BE: Do kërkojmë…

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Samitin e BE për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet nesër.

Në një postim në “Twitter”, Rama thekson se do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së, duke shtuar se “Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian”.


Postimi i Ramës:

Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!

Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë.