Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Nuk bëjmë më gabimet e fazës së parë”, Esin Hakaj: Do t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës…

ShkodraWeb 25 November, 2021
esin hakaj loro borici

Mbrojtësi i majtë i Vllaznisë, Esin Hakaj, e shikon tejet pozitive situatën momentale te kuqeblutë. Sipas tij, fitorja ndaj Kastriotit, për më tepër me lojë bindëse, ka rritur moralisht ekipin në prag të startit të fazës së dytë të kampionatit. Ai beson te një fitore ndaj Laçit, që do të ishte edhe një vazhdimësi e mirë. Ai beson gjithashtu se skuadra do të përmirësohet në lojën mbrojtëse duke eliminuar në maksimum ato gabime që u vunë re në fazën e parë të sezonit.

Fitorja ndaj Kastriotit duket se ka sjellë një klimë tjetër te skuadra. I vërtetë ky konstatim?

Ajo që mund të them është se te Vllaznia klima ka qenë përherë pozitive, pavarësisht se na kanë munguar rezultatet në tri ndeshjet para Kastriotit. Megjithatë, pas një fitoreje dihet se klima është edhe më e mirë. Për më tepër një fitore të jep qetësinë e duhur për vazhdimësinë.

A mund të jetë kjo fitore një shenjë e mirë që Vllaznia t’u rikthehet rezultateve pozitive?

Besoj se po. E thashë, çdo rezultat pozitiv na krijon një besim më të madh për vazhdimësinë. Përveçse fituam duke shënuar tri herë, treguam edhe një lojë të mirë.

Sërish skuadra pëson dhe nuk e mban portën të pastër. Ju vjen keq?

Sigurisht që më vjen keq. Ishte një gol që mund të ishte evituar. Pavarësisht fitoreve, kemi përsëri për të përmirësuar në mbrojte. Por dua të them se nuk është porta apo mbrojtja ajo që pëson, ashtu siç nuk është vetëm sulmi kur shënohet. Ne jemi një skuadër dhe kur pësojmë apo shënojmë, kemi përgjegjësitë dhe meritën e shënimit që të gjithë. Shpresojmë që në të ardhmen të riparojmë sa më shumë në këtë drejtim.

Të shtunën sërish në Shkodër, këtë herë përballeni me Laçin. Besoni në një tjetër fitore?

Laçi është një ekip me cilësi. Nuk ka skuadra të lehta në këtë kampionat, por dua të them se Laçi për çdo skuadër është një kockë e fortë. Do të jetë një ndeshje e luftuar, pasi përherë të tilla kanë qenë takimet mes nesh. Sigurisht që do të bëjmë më të mirën dhe patjetër do të kërkojmë vetëm fitore. Ky është objektivi ynë për këtë ndeshje.

Kalendari ju favorizon, sepse në 4 takimet e radhës, luani 3 në fushën tuaj. Si e shihni këtë?

Unë do të thosha se duhet që takimet t’i shikojmë njëri pas tjetrit. Të kalojmë me sukses Laçin, pastaj të shikojmë për të tjerat. Kemi tri ndeshje në shtëpi dhe duhet të kërkojmë pikët maksimale. Por, siç e thashë, t’i marrim ndeshjet me radhë. Të mendojmë më parë të kalojmë me sukses Laçin, pastaj të tjerat.

Çfarë duhet të bëjë më mirë për këtë ekipi për vazhdimësi?

Mendoj se duhet të eliminojmë ato gabime që bëmë në fazën e parë. Të marrim sa më shumë fitore. Do të ishte ideale të merrnim disa fitore radhazi, të jemi të qetë dhe të disiplinuar në fushë. Skuadra ka cilësi për ta arritur një gjë të tillë dhe unë besoj se nëse gjithçka na shkon mirë që në takimin me Laçin, mund të jetë një ogur i mirë edhe për vazhdimësinë.

Besoni se Vllaznia do të jetë më lart në fazën e dytë të sezonit?

Unë mendoj se mundësitë janë. Jemi të 3- ët në renditje, por mund të jemi edhe më lart. Mund të kishim bërë më shumë, por tani kjo s’ka vlerë. Duhet që të shikojmë përpara për t’u rikthyer në krye, ku skuadra qëndroi në pjesën më të madhe të sezonit të shkuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Rroga mujore deri në 37 mijë euro, vila e dhjetra apartamente, Bledi Mane tregon “sheikët” e gazezarisë shqiptare…
Artikull pasardhës: VIDEO – “Do të vazhdoj të ngre zërin për investimet e munguara në Veriun e Shqipërisë”, Emilia Koliqi flet për anulimin e projekteve…

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.