Skip to content
22 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Noka sulmon Xhafën: S’mund t’i kërkohet llogari vetëm policit, vëllai yt i dënuar për trafik droge

ShkodraWeb 19 February, 2018
flamur noka

Partia Demokratike nuk është kundër vettingut në polici, por ligji i qeverisë nuk është zgjidhja, tha sot ne Komisionin e Sigurise deputeti Flamur Noka.

Sipas tij, vettingu nis nga lart-poshtë dhe ai duhet te veproje edhe për Ramën dhe Xhafajn.

“Nuk mund t’i kërkojmë llogari vetëm policit për kanabis, kur kryeministri përdor kokainë. Nuk mund t’i kërkohet llogari vëtëm policit pr kriminalizim, kur Ministri i Brendshëm e ka vëllian të dënuar për trafik ndërkombëtar drogë”.

Fjala e plotë e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Flamur Noka.

Vettingu në polici është i nevojshëm dhe ne si opozitë nuk jemi kundër në parim. Megjithëse në ligjin organik të policisë së shtetit ka pasur të sanksionuar nene të caktuara, kur flasim për vërtetimet e personalitetit, për kontrollin e figurës së personalitetit dhe deklarimit të pasurisë të çdo oficeri policie. Nuk janë zbatuar, por ajo që është është e rëndësishme është, që policia qenka e rrënuar, e degraduar, e kanabizuar.

Kush e solli policinë në këtë gjendje?

Ku na humbi ajo policia që duam, ku na shkoi policia e rilindur, kush e inkriminoi këtë strukturë?

Kush futi ata qindra persona që me kërkesë të Ambasadës së SHBA-së në 2004, u larguan?

Kush e kanabizoi dhe i priu kanabizimit sot në këtë vend?

Kush e rrënoi dhe e degradoi policinë?

A kanë këta mundësinë që ta ringjallin besimin e opinionit tek kjo polici dhe a kanë këta mundësinë që ta rikthejnë në parametra normalë Policinë e Shtetit?

Sepse jemi dëshmitarë. Për katër vjet ky institucion është përdorur si një instrument dhune dhe jo një instrument ligji ndaj qytetarëve dhe në asnjë moment si një instrumend ligjor në duart e shtetit, kundër krimit, bandave dhe trafikantëve.

Sepse kjo polici u katandis në këtë pikë dhe në këtë gjendje, pasi i duhej dyshes Rama-Tahiri: E para, për t’i kthyer borxhin krimit dhe për ta mbushur me ushtarët e saj policinë. E dyta, për ta përdorur për trafik droge dhe për të mbledhur para për të blerë votat.

A mund ta zgjidhë ky projektligj këtë situatë dhe këtë gjendje të degraduar të këtij institucioni?! Unë besoj që jo. Sepse zgjidhja nuk vjen kurrë nga poshtë -lart, gjithmonë zgjidhja nga lart-poshtë.

Si mund t’i kërkojmë një polici të thjeshtë llogari për hashashin kur kemi një kryeministër mbush hundët me kokainë?

Si mund t’i kërkojmë një polici pse ka një kushëri të implikuar apo të përzier në një histori trafiku apo bande kriminale kur ke ministrin e Brendshëm me vëlla të dënuar për trafik nderkombetar droge?

Pra, ky formular, ky veting duhet të fillojë nga lart-poshtë, nga ata që e shkaktuan dhe e sollën në këtë gjendje dhe duhet të vazhdojë pastaj deri tek polici i thjeshtë.

Se nuk ka bërë ndonjëherë vaki që në këtë vend në vend që të ishin në kërkim kriminelët, sot ke më shumë të kërkuar në kupolën e policisë. Sot të gjithë ish-drejtorët që i patët ju dhe u mburrët me to në 4 vjet, janë në kërkim. Të gjithë janë të zhdukur dhe nuk janë fare as në Shqipëri ose janë fshehur në Shqipëri.

Kostot e kësaj maskarade sigurisht që i bien qytetarëve, i bien vendit. Po kush i shkaktoi?! I shkaktoi qeveria, i shkaktoi kryeministri i vendit.

Ndaj e përsëris, opozita në parim nuk është kundër, por ky ligj që keni sjellë nuk është i mjaftueshëm, është thjesht një shou propagandistik për t’i larë fytyrën që ja keni baltosur dhe njollosur policisë./panorama/

Post navigation

Previous: U pyet nga Prokuroria për korrupsionin tek rrugët, ish- ministri i LSI-së flet për mediat
Next: Përkeqësohet moti, nesër priten shtrëngata shiu në veri

TË FUNDIT

full hd.04_50_31_12.Still069

VIDEO – Bashkia Malësi e Madhe vlerësohet “Thesar Natyror Poetik i Botës për vitin 2026” nga UTD…

ShkodraWeb 22 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 8 qershor 2026…

ShkodraWeb 8 June, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti… 22 July, 2026
  • NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”… 22 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • “Shtigje që kryqëzohen”, kur arti shndërrohet në një dialog mes kujtesës, identitetit dhe vizionit… 21 July, 2026
  • EMRAT – Gjykata e Lartë shpall kandidatët për anëtar të KLGJ, mes tyre edhe gjyqtari i njohur shkodran 21 July, 2026
  • STATISTIKAT – Rekord punësimi i të huajve, arrin 22 mijë shtetas, Shqipëria nuk ka punëtorë… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_29_43_15.Still070

VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti…

ShkodraWeb 22 July, 2026
lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.